Tre viktimat, dy prej të cilëve vëllezër të moshës 25 dhe 21, sapo kishin dalë nga një xhami dhe ndodheshin në rrugë për të mbrojtur biznesin e tyre (një lavazh makinash).
Tre persona mbetën të vdekur në trazirat e dhunshme të orëve të para të mëngjesit të sotëm në Birmingham. Tre viktimat, dy prej të cilëve vëllezër të moshës 25 dhe 21, sapo kishin dalë nga një xhami dhe ndodheshin në rrugë për të mbrojtur biznesin e tyre (një lavazh makinash). Sipas të afërmve të njërit prej viktimave, të tre djemtë janë goditur nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe. “Nuk kishin bllokuar rrugën. Makina i goditi dhe ata u panë duke flutruar në ajër”, tha i afërmi.
Ndërsa një burim nga policia bëri të ditur se po hetohet nëse ngjarja ka lidhje me trazirat e orëve të fundit, pasi sipas tij në vendin e ngjarjes ka pasur fillimisht një grindje dhe më pas një person me makinë i ka goditur tre të rinjtë duke i lënë të vdekur.
Sipas Birmingham Mail, viktimat kanë qenë duke mbrojtur pronën e tyre nga protestuesit e dhunshëm./shekulli/