dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën. Allahu i Madhërishëm me të,
dhe paqë.
E lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që fillimin e këtij muaji të na e bëjë mëshirë, mesin e tij mëkatfalje dhe fundin e tij shpëtim-lirim nga zjarri .. Amin, o Zot i botëve.
Vëllai im Mazin, pa dyshim se ti e ke të qartë se sa dobi ka nga namazi i natës. Allahu i Madhërishëm në suren edh-Dharijat të devotshmit i ka cilësuar me disa karakteristika, ndër të cilat e ka theksuar edhe
namazin e natës, dhe na ka sqaruar se ata me këtë (veprim) i kanë fituar xhennetet e gjëra. I Plotfuqishmi thotë:
[5]إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ آخِذِينَ مَا
آتَاهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُحْسِنِينَ كَانُ
قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ .
“Të devotshmit janë në kopshte e burime. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dunja) ishin mirëbërës. Ata qenë të cilët pak flinin natën.” (Edh-Dharijat, 15-17).
Kurse në suren el-Furkan, i Plotfuqishmi i ka cilësuar me këto fjalë:
وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا .
وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا اصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَ إِنَّ
عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا… )، إلى قوله تعالى:( أُولَئِكَ يُجْزَوْنَ
الْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَامًا .
خَالِدِينَ فِيهَا حَسُنَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا .
64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë dhe duke qëndruar në këmbë (falen). 65. Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”. Deri te ajetet:
75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. 76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.” (El-Furkan, 64-76).
Allahu i Madhërishëm i lavdëroi besimtarët e devotshëm për nga
cilësit e bukura dhe veprat dinjitoze, e në veçanti atyre ua përshkroi
namazin e natës. Thotë i Lartmadhërishmi:
إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا
بِهَا خَرُّوا سُجَّدًا وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لَا
يَسْتَكْبِرُونَ . تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ
رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ . فَلَا
تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا
كَانُوا يَعْمَلُونَ .
“15. Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhxhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi, 16. I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. 17. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” (Es-Sexhde, 15-17)Vlera e namazit të natës në Sunnetin e Pejgamberit savsNë Sahihun e Muslimit transmetohet se Pejgamberi, savs, ka thënë:
“Namazi më i vlefshëm pas namazeve të urdhëruara – do të thotë pas farzeve – është Namazi i natës.” Kurse në hadithin e ‘Amr bin Abese, Pejgamberi, savs, ka thënë:
“Më së afërmi Krijuesi me robin e Tij është në pjesën e fundit të natës, nëse mundësh të bëhesh prej atyre që e përkujtojnë Allahun në atë kohë, bëru.”Në dy përmbledhjet e sakta të haditheve (Buhariu dhe Muslimi) nga Ebu Hurejre – Allahu qoftë i kënaqur me të – thuhet se i Dërguari i Allahut, savs, ka thënë:
“Zoti ynë i Madhërishëm zbret çdo natë në qiellin e dunjasë, kur mbetet një e treta e fundit e natës, dhe thotë: A ka kush Më lutet Mua, që t’i përgjigjem atij?! A ka kush kërkon prej Meje, që t’i jap atij?! A ka kush kërkon mëkatfalje prej Meje, që t’ia falë mëkatet ?!”Imam Ahmedi dhe të tjerët transmetojnë nga Ebu Malik el-Esh’ariu –
Allahu qoftë i kënaqur me të – se I Dërguari i Allahut, savs, ka thënë:
“Vërtet në xhennet ka dhoma, ku shihen pjesët e jashme nga brenda, dhe shihen pjesët e brendshme nga jashtë, i ka përgatitur Allahu për atë që shprehet butë në të folur, që u jep njerëzve ushqim, që agjëron në vazhdimësi dhe që fal namaz natën kur njerëzit janë në gjumë.”Ndonëse këtu as nuk është vendi për fetva, as unë nuk jam mufti, por është e njohur në fenë tonë dhe në sheriatin tonë, që namazi i natës ose siç janë mësuar njerëzit ta quajnë “namazi i teravisë” – përkundër
vlerave të mëdha – ai është ‘sunnet’, sepse është konfirmuar me fjalët e Pejgamberit, savs, siç është transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre: “
Kush ngritet (për namaz) në ramazan me bindje dhe llogari, i falen mëkatet e bëra.” Do të thotë: nëse për këtë është motivuar nga besimi i tij në Allahun e Plotfuqishëm dhe nga dëshira e sinqertë për shpërblimin e Tij.
Është vërtetuar gjithashtu se i Dërguari i Allahut, savs, e ka falur atë në ramazan disa netë, pastaj kur u rrrit numri i njerëzve të tubuar për ta falur pas tij, nuk ka dalë me ta, dhe kur është pyet në lidhje me
të, ai ka deklaruar:
“Unë u frikësova që mos t’u bëhet juve obligim (farz) dhe nuk do të mund ta përballoni.”Pejgamberi, savs, në hadith e ka sqaruar bazën e legjitimitetit të tij, aty ka përmendur arsyen e mosdaljes së tij për tu falë me njerëzit, e ajo ishte frika e tij që mos tu bëhet atyre detyrim (farz). Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, savs, njerëzit e falnin këtë namaz individualisht, deri me ardhjen e halifatit të Omer bin el-Hatab – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur ai i tuboi njerëzit për tu falur bashkërisht me një imam.
Ndërkaq, sa u përket fjalëve tuaja: “
po kam vështirësi në taravi, sidomos kur po falemi me nga një xhuz’ nga Kur’ani” dhe: ”
Ka edhe të atillë që falin me një hizb, përkatësisht, me dy rub’a”, pastaj pyetja juaj se: “
A është më mirë të falem me më pak, apo të falem me ata që falin me nga një xhuz’, mirëpo atëherë shpesh nuk e kompleton namazin tënd, Unë, duke u mbështetur në Allahun, ju them juve:
Nga ajo që u ekspozua, ju sqarova juve se ai është sunnet dhe jo detyrim (farz), dhe në parim Allahu i Plotfuqishëm nuk na ka obliguar neve me çka nuk mund ta përballojmë.
I Lartmadhërishmi thotë:
لاَ يُكَلِّفُ اللهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا – “…
Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta …”(El-Bekare, 286).
Gjithashtu thotë:
لاَ يُكَلِّفُ اللهُ نَفْسًا إِلاَّ مَا آتَاهَا – “…
Allahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë..”(Et-Talak,
7), kështu që çështja të ktheht ty, o vëlla Mazin; nëse je djalosh, i ri, i shëndoshë, Allahu të ka dhuruar begatinë e kohës, atëherë falu me ata që e falin namazin me nga një xhuz’, se ndoshta Allahu do të nderojë ty me
hatmen e Kur’anit në fund të muajit ramazan dhe do të kesh shpërblim të madh nga Allahu, dhe mos e humb rastin, ti që je sot në begati – të shëndetit ose të kohës së lirë – ndoshta do t’i humbasësh nesër.
Imam Buhariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, në Sahihun e tij, transmeton nga i Dërguari i Allahut, savs, të ketë thënë:
“Janë dy begati ndaj të cilave shumë njerëz janë në mashtrim: shëndeti dhe koha e lirë.” Ndërkaq, në komentimin ajetit 8, e sures ‘Et-Tekathur’:
ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ، –
“Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dunjas)”, disa komentatorë kanë thënë se: fjala
‘en-ne’ijm’ (të mirat) këtu do të thotë shëndeti dhe koha e lirë.
El-Hakimi në ‘el-mustadrak’ transmeton se Pejgamberi, savs, ka thënë:
“Shfrytëzo pesë (gjëra) para pesë (të tjerave): jetën para vdekjes, shëndetin, para sëmundjes, kohën e lirë para se të jesh i zënë me punë, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.”Mirëpo, nëse nuk je në gjendje të falesh aty ku lexohet një xhuz’, për shkak të sëmundjes (Allahu të shëroftë nga sëmundja), apo për shkak të mungesës së kohës, atëherë falu aty ku lexohet një hizb, apo një rub’, apo ku lexohet çka është më lehtë prej Kur’anit. Është me rëndësi që mos ta privosh veten nga falja (e namazit) për Allahun, që mos t’i humbasish vetes shpërblimin në këtë muaj të bekuar, të cilin e presim me padurim çdo vit për të fituar mëkatfaljen e Allahut.
Dije, Allahu të ruajtë, se Allahu i do ato vepra që janë të vazhdueshme, edhe nëse janë të vogla. Pra, le të jetë motoja e jote:
‘Më mirë një vepër e vogël që vazhdon, se një vepër e madhe që ndërpritet.”Allahu e shtoftë kujdesin tënd për namazin e natës, na bëftë neve dhe juve prej të shpëtuarve nga zjarri, dhe prej të pranuarve .. Amin!
Na përcill lajmet tuaja dhe mos na harro në lutjet tuaja…
Nga gjuha arabe: Miftar Ajdini
[1]) Burimi: http://www.islamonline.net/ar/…
[2])
Xhuz’ : quhet pjesa e Kur’anit që përmban 20 faqe, sepse i tërë Kur’ani është i përbërë nga 30 xhuz’a. (Sqarim i përkthyesit)
[3])
Hizb: quhet pjesa e Kur’anit prej 5 faqesh, përkatësisht, ¼ e xhuz’it. (Sqarim i përkthyesit)
[4])
Rub’: quhet pjesa e Kur’anit prej 2,5 faqesh, përkatësisht, gjysma e hizbit. (Sqarim i përkthyesit)
[5] ) Përkthimi i ajeteve kur’anore është marrë nga përkthimi i h. Sherif Ahmetit, Allahu e mëshiroftë!
(Zeriislam)