islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
263 përdorues në linjë: 1 anëtar 0 të fshehur 262 vizitorë :: 2 Bots

Bona

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty96%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty0%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty0%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty0%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty1%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty2%Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Empty
MesazhTitulli: Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë   Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë EmptyThu 18 Aug 2011 - 12:12

Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë Fitrat-264x198
Fitr* do të thotë krijim, natyrë, mbyllje e agjërimit, etj.


Sadakaja ose lëmosha e fitrit quhet shkurt edhe fitre. Sadakaja e fitrit është një adhurim pasuror (material) që e kanë për detyrë ta zbatojnë muslimanët që zotërojnë pasurinë e quajtur nisab (përveç
nevojave të përditshme) si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë bajramin e ramazanit.

Dhënia e sadakasë së fitrit, sipas hanefitëve, është vaxhib, kurse sipas shkollave të tjera, është farz. Sadakaja e fitrit quhet ndryshe edhe “zeqat për kokë”. Ky emërtim niset nga fakti që sadakaja e fitrit
është një përgjegjësi e mbështetur mbi personat (mbi numrin e personave të familjes të përbërë nga kryefamiljari ose kujdestari dhe personat që ka nën kujdestari). Kurse shkaku i konkludimit të sadakasë së fitrit si vaxhib, e shprehur teknikisht, është arritja e personit në ditën e parë të bajramit të ramazanit.

Në shumë hadithe, Profeti (s.a.s.) ka urdhëruar dhënien e sadakasë së
fitrit. Një hadith profetik i rrëfyer nga Abdullah b. Omeri, është
kështu: “I Dërguari i Allahut e ka caktuar sadakanë e fitrit 1 sá[1]
(masë) hurma dhe 1 sá elb për person (skllav, mashkull, femër, të madh,
të vogël) dhe ka urdhëruar të jepet para se njerëzit të dalin për të
falur namazin e bajramit (të ramazanit ose fitrit).[2]

Një rrëfim i ardhur nga Ebu Said el-Hudri mbi këtë çështje, është kështu: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, ne e jepnim fitren nga lëndët ushqimore në masën 1 sá. Lëndët tona ushqimore në atë kohë ishin elbi, rrushi i thatë, hurmaja dhe djathi pa yndyrë.”[3]

Kurse në një hadith tjetër thuhet kështu: “Jepni sadakanë e fitrit për njerëzit që keni nën kujdestari!”[4]

Sadakaja e fitrit është një adhurim që ka zënë vendin e vet në fe si një falenderim ndaj dhuntisë së jetës dhe trupit të favorizuar nga Allahu për personin dhe personat që ai ka nën kujdestari. Prandaj mbajtja e agjërimit nuk është kusht që sadakaja e fitrit të jetë ose të bëhet vaxhib. Edhe ata që s’mbajnë agjërim ose që s’munden të mbajnë agjërim, e kanë vaxhib të japin sadaka fitri.

Sadakaja e fitrit bart edhe kuptimin e falenderimit ndaj Allahut të Lartë që i bëri muslimanët, të cilët mundën ta plotësojnë atë vit adhurimin e agjërimit, të aftë për ta kryer këtë adhurim.

Në të njëjtën kohë, siç bëhet e ditur në hadithin profetik, për muslimanin që ka mbajtur agjërim, sadakaja e fitrit plotëson mangësitë e adhurimit të tronditur me sjellje që s’i kanë hije personit të
agjëruar. Gjithashtu, sadakaja e fitrit siguron pjesëmarrjen e të varfërve në gëzimin e bajramit.[5]

Veçanërisht, është thënë se dhënia e sadakasë së fitrit është shkak për pranimin e agjërimit, për shpëtim, për lehtësimin e vuajtjeve të çastit të vdekjes dhe të varrit.

Sadakaja e fitrit zbatohet nga personat përgjegjës në një kuadër shum ë më të gjerë se zeqati. Kështu, çdo njeri që ka mundësi për të dhënë sadakanë e fitrit, shijon kënaqësinë e dhënies së diçkaje në rrugën e Allahut, sheh dhe kupton më nga afër gjendjen e njerëzve nevojtarë në shoqëri. Nga ana tjetër, edhe njerëzve të varfër u zgjatet dora e ndihmës duke ua ruajtur nderin dhe duke mos i lënë të detyruar të kërkojnë. Kështu, mes individëve që jetojnë në të njëjtën shoqëri, ngrihet dhe funksionon edhe një urë tjetër vëllazërie dhe miqësie!

1. Kushtet e përgjegjësisë për dhënien e sadakasë së fitrit

Kushtet e përgjegjësisë për dhënien e sadakasë së fitrit janë këto:

Të jesh musliman. Për një person, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib në qoftë se është musliman. Ndërkaq, sipas shkollës shafiite, një kryefamiljar ose kujdestar jomusliman duhet të japë sadakanë e fitrit të një personi musliman që ka nën ngarkim ose kujdestari.

Të kesh pasuri në masën nisab. Për një person, që të bëhet përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, duhet të zotërojë, mbi nevojat themelore, pasuri në masën nisab, ekuivalente me vlerën e 85 gr. flori ose 595 gr. argjend. Ndryshe nga zeqati, që sadakaja e fitrit të jetë vaxhib, nuk është kusht që pasuria (mbi nevojat themelore) që zotëron personi të jetë rentabël (shtuese) dhe që të ketë qëndruar në dorë të tij një vit. Sipas shkollave shafiite, malikite dhe hanbelite, për të qenë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, nuk është kusht që personi të zotërojë pasurinë në masën nisab. Çdo musliman i cili, përveç nevojave themelore, ka aq ushqim sa t’i mjaftojë për natën dhe ditën e bajramit, është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit. Po qe se personi i cili është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, e humb pasurinë që zotëron ose pasuria e tij bie nën masën nisab, përgjegjësia e dhënies së sadakasë së fitrit nuk bie. Por në qoftë se personi i ngarkuar me përgjegjësinë e dhënies së sadakasë së fitrit, vdes, nuk është e detyrueshme që sadakaja e tij të jepet nga të tjerët duke e marrë nga malli ose pasuria e tij, por është mirë që trashëgimtarët e
tij ta paguajnë nga pasuria e tyre.

Përgjegjësia e dhënies së sadakasë së fitrit. Për të qenë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit nuk është kusht që personi të ketë mbushur moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Sipas Ebu Hanifesë dhe Ebu Jusufit, sadaka fitri duhet dhënë edhe për fëmijën dhe të sëmurin mendor që zotërojnë pasuri në masën nisab. Babai e jep sadakanë e fitrit për fëmijën e pasur nga pasuria e fëmijës.

Përkatësia gjinore dhe kujdestaria. Që dikush të jetë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit për persona të tjerë, duhet që personat e tjerë të jenë pjesëtarë të familjes së tij ose nën kujdestarinë e tij. Muslimani që zotëron pasuri aq sa për t’u bërë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, është përgjegjës për të dhënë sadaka fitri edhe për fëmijët, të sëmurët mendorë dhe personat me çrregullime psikike të përkohshme, të cilët nuk zotërojnë aq pasuri sa të bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit. Duhen paguar fitret e fëmijëve të djalit të vdekur. Megjithëkëtë, një person nuk është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit për persona të rritur edhe nëse i ka nën kujdestari, si prindërit, fëmijët e mëdhenj, gruaja, vëllezërit e motrat dhe të afërmit e tjerë, sepse janë në moshë madhore, pra kanë përgjegjësi ligjore personale. Por edhe pse nuk është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit për ta, mund ta japë. Sipas dijetarëve të tjerë veç hanefitëve, po qe se personi që e ka vaxhib të japë sadakanë e fitrit, ka mundësi materiale, është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit edhe për të afërmit muslimanë (si prindërit, etj.) që ka nën kujdestari
dhe për gruan.

Formimi i përgjegjësisë vaxhib për sadakanë e fitrit. Sipas shkollës hanefite, sadakaja e fitrit bëhet vaxhib ditën e parë të bajramit të ramazanit në kohën e zbardhjes së dritës (fexhrit të dytë), sepse kjo sadaka i është kushtuar bajramit të fitrit, është vënë nën përkatësinë e tij. Sipas kësaj, personi që vdes si dhe personi që bëhet i varfër ditën e parë të bajramit të ramazanit (bajramit të fitrit) para
zbardhjes (para fexhrit të dytë), nuk ngarkohet me përgjegjësinë e dhënies së sadakasë së fitrit. Kurse fëmija që lind dhe personi që bëhet musliman para zbardhjes, duhet të japin sadaka të fitrit. Por fëmija që lind dhe personi që bëhet musliman pas zbardhjes, nuk bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit; ndërkaq, meqë sipas shkollave të tjera, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib pas perëndimit të diellit të ditës së fundit të ramazanit, bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit.

2. Koha e dhënies të sadakasë së fitrit

Sadakaja e fitrit mund të jepet që me hyrjen e muajit të ramazanit. Në përputhje me qëllimin e plotësimit të nevojave të të varfërve, të shprehur në hadithet e Profetit (s.a.s.), dijetarët kanë nxitur dhënien e sadakasë së fitrit një a dy ditë para bajramit. Nuk është e përshtatshme që dhënia e sadakasë së fitrit të lihet pas ditës së parë të bajramit. Megjithëkëtë, edhe në qoftë se mbetet për t’u dhënë pas bajramit, përgjegjësia e dhënies së fitrit vazhdon dhe duhet kryer në rastin më të parë.

Sipas shkollës shafiite, vonimi pa justifikim i dhënies së sadakasë së fitrit pas ditës së bajramit është haram.

3. Sasia e sadakasë së fitrit

Siç u përmend edhe më parë, në hadithet lidhur me sadakanë e fitrit bëhet e ditur se, në kohën e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), ky adhurim pasuror është kryer në sasinë 1 sá (njësi mase prej 3.350 kg.) nga lëndët ushqimore të përdorura më shumë në atë periudhë, si hurma, elb, rrush i thatë, etj. Veç kësaj, rrëfehet se sipas praktikës së sahabeve, mes të cilëve ndodheshin edhe kalifët rashidinë, është dhënë sadaka fitri në grurë në masën 1/2 sá.

Duke i vlerësuar këto rrëfime, juristët e shkollave të ndryshme juridike-besimore kanë bërë këto përcaktime:

Sipas shkollës hanefite, sadakaja e fitrit duhet të jepet në formën e katër lëndëve ushqimore: grurë, elb, hurma dhe rrush i thatë. Nga gruri (ku futen edhe mielli i grurit dhe nënproduktet e tij), jepet 1/2 sá, kurse nga të tjerat jepet 1 sá sadaka fitri.

Sipas shkollës shafiite, sadakaja e fitrit jepet në masën 1 sá nga çdo lloj të lashtash, nga hurmatë dhe rrushi i thatë. Ndërkaq, sadakaja e fitrit duhet dhënë nga njëra prej lëndëve ushqimore më të konsumuara të vendit apo zonës ku ndodhet personi përgjegjës që duhet ta japë.

Të tilla janë të dhënat dhe masat që përmbahen në burimet klasike të fikhut. Ndërkaq, po të shihen me kujdes zbatimet e periudhës së Profetit dhe të mbahen parasysh përmbajtja dhe qëllimi i sadakasë së fitrit, kuptohet se fitri i dhënë përgjithësisht në masën 1 sá është sa ushqimi njëditor i një të varfëri.

Në mënyrë të veçantë, rivajetet lidhur me këtë çështje tregojnë se lëndët ushqimore të dhëna në atë periudhë si sadaka fitri, kanë qenë lëndë konsumi themelore të shoqërisë dhe se ndërmjet masave ka
ekuivalencë.

Nisur nga kjo, kuptohet se me sadakanë e fitrit është synuar të
plotësohet ushqimi njëditor (mëngjes-mbrëmje) i një të varfëri sipas
standarteve të shoqërisë ku ai ka jetuar. Prandaj mund të thuhet se sot,
dhënia e sadakasë së fitrit me njërën prej lëndëve ushqimore, si gruri,
elbi, hurmatë dhe rrushi i thatë dhe në masën 1 sá, është e
pamjaftueshme. Duke u nisur nga ky arsyetim dhe arsyetime të ngjashme me
këtë, dijetarët islamë kanë pikëpamjen se në përcaktimin e masës së
sadakasë së fitrit duhet marrë për bazë njëri nga kriteret si më poshtë:

* Të merret mesatarja në vlerë monetare e sasisë 1 sá e njërës prej lëndëve ushqimore grurë, elb, hurma ose rrush i thatë. Me këtë zbatim parandalohet dalja në shesh në muajin e ramazanit e shumë shifrave të ndryshme nga njëra-tjetra të përcaktuara sipas cilësisë së këtyre lëndëve ushqimore dhe rënies së muslimanëve në lëkundje para kësaj situate.

* Të merret për bazë sasia që do të siguronte ushqimin normal njëditor të një personi. Kjo sasi nuk duhet të jetë më e ulët se vlera e lëndës ushqimore më të lirë të përcaktuar në hadithet.

Si përfundim, dhënia e sadakasë së fitrit duke marrë si masë sasinë që do të siguronte ushqimin njëditor normal të një personi është kriteri më i saktë. Duke vepruar kështu, marrja si masë jo e nevojës ushqimore njëditore sipas standartit të jetesës së një të varfëri, por sipas mesatares së konsumit ditor të lëndëve ushqimore të personit që e jep sadakanë e fitrit, është më në përshtatje me kuptimin dhe qëllimin e sadakasë së fitrit. Fakti që në Kur’an, në lidhje me kefaretin e betimit, urdhërimi i formës “ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të dhënë familjes” (Maide, 5/89), e mbështet këtë qëndrim.
Në mënyrë të veçantë, sasitë e përcaktuara në hadithe si masë të sadakasë së fitrit dhe të marra si masë në librat e fikhut (të drejtës islame), janë kufij minimalë. Këshillat dhe porositë e Profetit në lidhje me këtë çështje synojnë t’i shpëtojnë të varfërit nga lypja, të ushqehen ata e të marrin pjesë në gëzimin e bajramit. Personi që ka për të dhënë sadakanë e fitrit, duhet ta përcaktojë dhe ta japë atë në vlerë monetare të tillë që të mund të përmbushë të paktën nevojën ushqimore njëditore të një të varfëri sipas gjendjes ekonomike dhe standartit jetësor të vetë personit. Kjo mund të bëhet kështu: shpenzimi njëmujor i kuzhinës pjesëtohet me tridhjetë ditë, pastaj me numrin e pjesëtarëve të familjes. Shifra që do të dalë, tregon shpenzimin njëditor të ushqimit të një personi dhe merret si kriter për dhënien e fitrit. Mirë është që muslimanët që kanë mundësi ekonomike, të japin më shumë. Allahu e di si është e drejta!

4. Forma e dhënies së sadakasë së fitrit

Sadakaja e fitrit është një adhurim. Dhe dihet se në adhurimet, nijeti është kusht. Nisur nga kjo, për dhënien e sadakasë së fitrit duhet bërë nijet. Nijet mund të bëhet edhe duke e dhënë fitrin, edhe duke e p ërgatitur sasinë që do të jepet si fitre. Nijeti është caktimi me zemër i dhënies së sadakasë së fitrit për pëlqim të Allahut. Caktimi dhe ndjerja me zemër është bazë, por kjo mund të shoqërohet edhe me shprehjen me gojë. Personi që jep sadakanë e fitrit, duhet ta japë atë sikur po ua dorëzon të zotërve amanetin që ia ka dhënë Allahu për t’ua dhënë të varfërve, nxënësve, etj. Nuk është nevoja që, duke e dhënë fitrin, të thuhet “kjo është fitër”.

Duke u nisur nga fakti që paraja vlen për plotësimin e çdo lloj nevoje, dhënia e sadakasë së fitrit në monedhë është më e mirë. Megjithëkëtë, sipas nevojës, mund të jepet edhe me lëndët ushqimore të
përmendura.

Sadakaja e fitrit i duhet dhënë në dorë vetë personit si mall fizik. Prandaj, sadakaja e fitrit e dhënë nga një person një të varfëri duke ia llogaritur të varfërit në borxhin që ka për të marrë prej tij, është e
pavlefshme.

5. Personat të cilëve mund t’u jepet sadakaja e fitrit

Vendet ku mund të jepet sadakaja e fitrit me vendet ku mund të jepet zeqati, janë të njëjta. Nisur nga kjo, personave që nuk mund t’u jepet zeqat, nuk mund t’u jepet as sadaka e fitrit.

Personat që nuk mund t’u jepet zeqat janë këta: personat që konsiderohen fetarisht të pasur (që zotërojnë sasinë nisab pavarësisht nëse është rentabël apo jo), gruaja e personit që jep fitër, të afërmit bazë (nëna-babai, gjyshja-gjyshi), të afërmit e nivelit të dytë (fëmijët, nipërit dhe mbesat), të afërmit që ka nën kujdestari. Personi që jep sadakanë e fitrit, duhet t’u japë përparësi të varfërve të vendit apo mjedisit ku banon, farefisit që mund të banojë edhe larg, të varfërve me moral të mirë dhe nxënësve.

Personi që jep sadakanë e fitrit, mund t’ia japë atë si një të varfëri të vetëm, ashtu dhe duke ua shpërndarë disa të varfërve. Por, për sa i përket përballimit të nevojave të personit të varfër, dhënia
një të varfëri është më e mirë. Ndërkaq, disa persona mund t’ia japin fitret një të varfëri të vetëm.
_________________________________________________________________________________

[1] Sipas shpjegimeve përkatëse në Nasuhi Bilmen-it, fidja ditore (ose fitri ditor) që duhet t’i jepet një të varfëri në grurë sipas njësisë së masës sá, është rreth 1,3 kg., kurse në elb, hurma ose rrush të thatë, është rreth 2,6 kg. Shih. Ömer Nasuhi Bilmen, Büyük Islâm Ilmihali, f. 308, pika 172. Përkthyesi.

[2] Buhari, Zekat, 76; Muslim, Zekat, 12.

[3] Buhari, Zekat, 74.

[4] Bejhaki, Sunen-i Kubra, 4/161.

[5] Ebu Davud, Zekat, 17; Ahmed b. Hanbel, Musned, 2/277.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Sadakaja e Fitrit, mësimet, kushtet dhe dobitë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sadakaja e Fitrit
» Urtësia e Zekatul-fitrit
» [Hudbe Islame] DHËNJA E SADEKATUL FITRIT NË MUAJN E RAMAZANIT.
» 40 Mesimet e Imam Neveviut per Agjerimin !
» Turqia ka futur mësimet fetare në shkolla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Zeqati-
Kërce tek: