Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Nata e favoreve të mëdha Thu 25 Aug 2011 - 19:08 | |
| Nata e Kadrit është një natë e posaçme favori kur Zoti i shpërndan mëshirë, nga mëshira e vete e pafundme, bashkësisë së Muhamedit. Kjo natë dhuron thesare morale-shpirtërore. Për këtë natë është zbritur një sure e veçantë mbështetur në madhështinë dhe shkëlqimin e saj.
Me zbritjen gjatë saj të Kur’anit, Nata e Kadrit është ndriçuar, me pjesëmarrjen e Xhebrailit dhe engjëjve tjerë, ka fituar cilësi shpirtërore e sublime. Kjo natë kur besimtarët përshëndeten nga qenie shpirtërore të padukshme, është një favor plotë begati, një natë mëshire e Zotit për robtë e vet dhe një fazë pranverore e muajit të Ramazanit.
Nata e Kadrit është një përkujtim faljeje plot vlera shpirtërore e ardhur nga ana e Profetit s.a.v.s.
Në porosinë profetike thuhet:
“Atij që kalon natën e Kadrit, duke i besuar shenjtërisë së saj, me adhurim dhe falje duke e pritur shpërblimin vetëm prej Allahut, i falen të gjitha gjynahet me përjashtim të të drejtave të personit (të shkelura prej tij). (Mutefekun alejhi)
Neve na çojnë në të vërtetën e Natës së Kadrit vetëm detyra si agjërimi, namazi, zekati, etj,të papërziera me qëllime të kësaj bote, të pafëlliqura me dyfytyrësi, veprim për dukje (sifaqësi), etj, e të kryera me sinqeritet. Po qe se e mbarojmë shkollën e Ramazanit me këtë frymë moralo-shpirtërore, atëherë na bëhet e mundur ta përjetojmë dëshmimin e vërtetë të bajramit.
Shkruan: O.N.Topbash | |
|