LEJLETUL-BERAT
قَدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي السَّمَاءِ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةً تَرْضَاهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ.
Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithëqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes). (Bekare, 144).
Muaji Shaban është muaji i dytë prej tre muajve të zgjedhur të vitit hixhri të muslimanve.
Ai është etapa e fundit e përgatitjes që e bëjnë mus¬limanët për shkak të ardhjes së muajit më të zgjedhur, Ramazani Sherifit.
Vetia më e rëndësishme e muajit Shaban është ajo që ka natën e vet të zgjedhur - natën e pesëmbëdhjet me radhë, e cila quhet Lejletul-berat.
Lejletul berat
Që ta kuptojmë esencën e Lejlei beratit do të për¬kujtojmë një rast prej jetës së Muhammedit a.s.:
Transmetohet prej Bejhekiut se h. Aisheja ka thënë:
“Një natë i Dërguari i All-llahut duke falë namaz nafile ka qëndruar aq gjatë në
sa që mendova se ka vdekur. Derisa mendoja ashtu u çova dhe e preka, pas kësaj lëvizi gishti i tij. U ktheva në dyshek dhe e dëgjoja atë:
Kur e ngriti kokën prej sexhdes dhe e mbaroi nama¬zin, më tha:
أَعُوذُ بِعَفْوِكَ مِنْ اَقَابِكَ وَأَعُوذُ بِرِضَيكَ مِنْ سَخَطِكَ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْكَ اِلَيْكَ لاَ اَحْصَى ثَنَاءً اِنْ اَسْلَيْكَ اَنْتَ كَمَا اَسْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ.
“Oj Aishe, vallë, a mendove se i Dërguari i All-lla¬hut i ka kufizuar të drejtat tua”. “Jo pasha All-llahun, o i Dërguar i All-llahut, por mendova se ke vdekur për shkak të qëndrimit tënd gjatë në
”, tha Aisheja. “A e din ti se cila është kjo natë”, e pyeti Alejhisselami. “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë atë më së miri”, iu përgjegja. “Kjo është nata e gjysmës së muajit Shaban, në të cilën All-llahu xh.sh. i vëzhgon njerëzit dhe ua falë atyre që kërkojnë falje, i mëshiron ata që kërkojnë mëshirë, e ua pakëson shpirtligëve dhe të ngjashmëve si ata”, përfundoi Muhammedi a.s.
Kjo është karakteristika e parë dhe kryesore e kësaj nate mubarek, në të cilën All-llahu xh.sh. i pranon lutjet e atyre që i drejtohen me lutje.
Përndryshe, kjo natë, sipas përmbajtjes së saj, ka edhe nëntë veti, prej nga dalin edhe nëntë emrat e saj. Të shkojmë me radhë.
1. Lejletul-mubarek - nata e bekuar, kur besimtarët hyjnë nën mbrojtjen e mëshirës së All-llahut xh.sh.
2. Lejletun-nisfu Shaban - nata e gjysmës së Sha¬banit, tashmë kemi konstatuar se në këtë natë është bërë ndërrimi i kibbles prej Kudusi Sherifit në Haremi Sherif.
3. Lejletul-magfireh - nata e faljes
4. Lejletul-Itk - nata e lirimit të mu’minit prej më¬kateve.
Transmeton Ebu Bekri se Muhammedi alejhisselam ka thënë:
All-llahu xh.sh. prej qiellit të kësaj bote lëshon kujdes të veçantë të mëshirës së vet në të 15-tën natë të Shabanit dhe i falë të gjithë, përveç mushrikut dhe njeriut në zemrën e të cilit vazhdon pandërprerë armiqësia ndaj njerëzve.
Në transmetimet e tjera përmendet: falltori, sihirba¬si, alkoolisti notorn, të pamoralshmit dhe të padëgjushmit ndaj prindërve të vet.
5. Lejletul-gufran - nata e amnestisë.
Kjo është nata kur atyre që pendohen për mëkatet dhe kërkojnë falje, u pranohet pendimi dhe lutja dhe ata në atë rast fitojnë amnestinë prej All-llahut xh.sh.
Bejhekiu transmeton prej h.Aishes se Muhammedi a.s. ka thënë:
Më erdhi Xhibril Emini dhe më tha: “Kjo është na¬ta e gjysmës së muajit Shaban. Atë natë All-llahu xh.sh. liron nga Xhehennemi aq njerëz sa kanë qime dhentë e Beni Kelbëve”. Atë natë All-llahu xh.sh. as që do ta shikojë mushrikun, dallaverexhiun, atë që i ndërpret ma¬rrëdhëniet familjare me të afërmit, të pamoralshmin, ate që sillet keq ndaj prindërve dhe alkoolistin notorn.
6. Lejletul-ard - nata e ekspozimit të veprave.
Këtë e ka shpjeguar Muhammedi a.s. kështu:
Në të 15-tën natë të muajit Shaban të gjitha veprat ekspozohen para Sunduesit të botëve (All-llahut xh.sh.) për atë unë më shumë dëshiroj që veprat e mia të ekspo¬zohen para Tij, kurse unë të jem lypës.
7. Lejletush-shefaah - nata e ndërmjetësimit ose shefaatit. I Dërguari i All-llahut atë natë ka kërkuar falje për ummetin e vet dhe lutja i është pranuar.
Tregon h. Aisheja se ka ardhur Xhibrili a.s. dhe i ka thënë Muhammedit a.s.: “All-llahu xh.sh. tashmë e ka liruar prej Xhehennemit gjysmën e ummetit tënd, kurse në këtë natë të ka dhënë mundësi që me shefaatin tënd ta lirosh edhe gjysmën tjetër”.
8. Lejletul-avf - nata e pastrimit, faljes.
Në disa transmetime qëndron se atë natë melekët e bashkojnë ibadetin e tyre me njerëzit dhe kërkojnë falje për mëkatet e njerëzve.
Çfarë tiparesh tjera ka më Lejlei berati?
Ibni Abbasi thotë se në natën e Lejleti beratit bëhet renditja e gjithë asaj çka do të ndodh në vitin e ardhshëm, kurse në Lejletul-kadër melekët e pranojnë në dijeninë e tyre dhe e realizojnë.
Ed-Dineveri transmeton hadithet prej Rashid ibën Saidit, në të cilët All-llahu xh.sh. ia vë në dije melekut që merr shpirtëra se cilave qenie do t’ua marrë shpirtin atë vit. Për këtë edhe e quajnë:
9. Lejletul-kismi vet-takdir - nata e ndarjes dhe cak¬timit.
Si ta kalojmë natën e Lejletul-Beratit?
Në këtë pyetje do të na japë përgjigje hadithi i Muhammedit a.s., që e transmeton Ibni Maxhe:
اِذَا كَانَ لَيْلَةُ النِّصْفِ مِنْ شَعْبَانَ فَقُومُوا لَيْلَهَا وَصُومُوا نَهَارَهَا.
Kur të vijë nata e Lejletul-Beratit natën kalonie me namaz nafile, e ditën agjëronie.
Përndryshe, Imam Gazali përmend faljen nafile gja¬të kësaj nate të ashtuquajtur Salatul-Hajr, i cili përbëhet prej 100 rekatesh, e në versionin tjetër prej 10 rekatesh. Imam Neveviu nuk lejon caktimin e numrit të rekateve të kësaj nafileje. Në çdo rekat lexohet Fatihaja dhe 10 herë sereja Ihlas. Pas çdo të dytit rekat jepet selam. Kur e falim atë numër të rekateve që dëshirojmë ta falim, atëhe¬rë bëhet duaja për salatul-hajr, e kush nuk e din atë le t’i lutet All-llahut xh.sh. thjeshtë për dëshirat dhe nevojat e veta.
Këtë nafile e përmend Hasan Basriu dhe tregon se për të ka dëgjuar prej 30 sahabëve
Mon 24 Jun 2013 - 1:45 nga Admin