Es-selamu alejkum të nderuar antarë/e të Forumit Islamiehstedrit.com ju informojm se sonte para nesh gjendet një natë e madhe dhe e bekuar, e cila quhet nata e Beratit. Fjala "berat"
në gjuhën arabe do të thotë: të shpëtosh, të falesh e të lirohesh prej
gjynaheve, fajeve dhe dënimeve. Në këtë natë shumë muslimanë gjejnë
faljen dhe lirimin prej gjynaheve nga ana e All-llahut xh.sh., i arrijnë
mirësitë dhe dhuntitë e Zotit dhe zemrat u mbushen me nur e dritë
hyjnore.
Është kjo natë e bekuar dhe e madhe
ngase, sipas disa komentatorëve të Kur'anit, në këtë natë Kur'ani fisnik
ka zbritur në formë të plotë nga qielli i shtatë në të parin, pra në
qiellin e dynjasë, kurse në natën e Kadrit ka filluar t'i shpallet
Pejgamberit a.s. në formë të shkallëshkallshme brenda 23 vjetëve. Këta
komentatorë, për këtë mbështeten në ajetet e para të sures ed-Duhan që i
lexuam në fillim të hutbes: "Ha.Mim. Pasha librin sqarues (të së
drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Vërtet që
Ne gjithnjë po këshillojmë. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë
të prerë" (ed-Duhan:1-4). Në këtë natë të bekuar ka zbritur Kur'ani me
të cilin Kur'an Zoti e këshillon dhe ia tërheq vërejtjen njerëzimit për
gabimet dhe humbjen e mashtrimin që është duke e përjetuar. Është nata
kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. vendoset për të gjitha
çështjet, si: vdekjet, lindjet, furnizimet, fatkeqësitë etj. për tërë
vitin e ardhshëm.
Pejgamberi s.a.w.s për këtë natë thotë:"S'ka dyshim se në natën e 15 të Shabanit
Zoti zbret (në mënyrë të panjohur për ne) në qiellin më të afërt me
tokën dhe fal gjynahet (ose gjynahqarët) qofshin ato më tepër se edhe
qimet e dhenve të fisit Kelb" , (Tirmidhiu, Saum, 39).
Pra të nderuar antarë dhe ju vizitor sonte këtë natë ta kalojm në ibadet që të futemi në mëshirën e Allahut xh.sh.
Për më shumë për këtë natë lexoni artikullin mbi këtë natë duke klikuar në butonin Nata e Beratit.