rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Nata e madhe e Beratit ...per hajr na qoft | |
Eselamu alejkum motra dhe vellezer te forumit njeherit po ua kujtoj se sonte eshte nata e madhe e Beratit dhe ua bej per hjer kete nat ...dhe inashalla Allahu i madheruar na i pranon lutjet dhe pendimet tona ne kete nate...pra per hajer na qoft kjo nat..... SONTE NATA E BEKUAR E BERATIT Të nderuar vëllezër dhe motra!Sonte është nata e madhe e Beratit, nata e 15 e muajit Sha’ban, muaj i cili është parapregatitje për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe muaj në të cilin, siç thotë gruaja e ndershme e Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s., nëna jonë dhe e të gjithë besimtarëve, Aishja r.a.:“Nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. që të ketë agjëruar më shumë se në muajin Sha’ban.”Transmetohet gjithashtu se Aishja r.a. ka thënë: “Muhamedi s.a.v.s. më tepër ka agjëruar në muajin Shaban andaj unë i thashë: O i Dërguari Allahut! Jam duke vërejtur se më së shumti agjëron në muajin Shaban, përse? Ndërsa ai më tha : Vërtet ky muaj është, muaj ku engjëjt marrin shënime se kujt duhet t’ia marrin shpirtin, e unë nuk dëshiroj të shënohet emri im ndryshe, por vetëm duke agjëruar”.Nata e Beratit, nata që paralajmëron se Ramazani, muaji më i shenjtë, do të vijë edhe 15 ditë, kuptimin e ka, gjithmonë sipas haditheve të Muhammedit s.a.v.s., natë e privilegjeve, faljes, mëshirës, etj. Natë në të cilën Allahu Fuqiplotë i hap dyert e magfiretit për robërit e Tij dhe në të cilën engjëjt marrin detyrat që do t’i kryejnë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.Në një hadith Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë për madhështinë e kësaj nate: “Kur të vijë nata e 15 e muajit Sha’ban, kalojeni me ibadet dhe ita’at Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush pendohet sonte dhe Unë ta fal? A ka kush kërkon rizk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap? A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet? A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme.”Gjithashtu ai ka thënë: “Në natën e Beratit Zoti ua falë gabimet të gjithë muslimanëve, përveç atij që merret me magji, atij që e ushqen ndjenjën e urrejtjes e të armiqësisë, atij që i ndërpret lidhjet farefisnore, atij që e kundërshton dhe nuk e dëgjon babain e nënën e vet, si dhe atij që është i dhënë pas alkoolit e zinasë”.Pra të dashur lexues, me pak fjalë u munduam të japim sadopak kuptimin e rëndësisë së kësaj nate të bekuar. Andaj, punë e jona është që këtë natë ta shfrytëzojmë si është më së miri, me lutje, namaz, agjërim, lexim Kur’ani, etj, etj., e më së paku ta kalojmë me lutje drejtuar Allahut të Lartmadhërishëm që të na i falë mëkatet tona, të cilat pa dyshim se i kanë arritur malet, të na mëshirojë, të na furnizojë e të na perforcojë në imanin tonë, jo vetëm gjatë vitit të ardhshëm, por gjerë në Ditën e Gjykimit e edhe pastaj, pra neve, prindërit tanë, të afërmit dhe të dashurit tanë, si dhe të gjithë besimtarët e besimtaret, muslimanët e muslimanet!O Allahu ynë i dashur, falna dhe mëshirona, udhëzona dhe përforcona në Dinin tënd! Na bëj prej atyre që përfitojnë nga dobitë dhe të mirat e kësaj nate e edhe të tërë muajit Sha’ban, si dhe na mundëso që muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e bekuar të Kur’anit Fisnik, e edhe shumë Ramazanë të tjerë, t’i presim si është më së miri dhe më së lehti. T’i presim ashtu siç u takon besimtarëve të sinqertë, me agjerim, namaz, lexim Kur’ani e ibadete të ndryshme, në mënyrë që të mos e lëmë asnjë atom të tyre të na ik pa e fituar magfiretin dhe kënaqësinë Tënde!O Allah i dashur, na bëj prej atyre që në ditën e Gjykimit libri do t’iu vijë nga e djathta e tyre dhe na bashko të gjithëve nën Rahmetin tënd të pakufishëm në xhennetet më të larta, atje ku janë pejgamberët, të sinqertit dhe të mirët, Amin!Urime nata e bekuar e Beratit, qofshim nën magfiretin, ndihmën dhe mbikqyrjen e Allahut xh.sh gjithmonë, jo vetëm sonte, nesër e pasnesër, por përjetësisht, Amin!(Breziiri) | |
|
Mon 24 Jun 2013 - 1:02 nga Admin