Nata e Madhe e Beratit ( Lejletul Berat )
الحمد لله الذي خلق الارض و السماوات , و جعل فيهما النور و الظلمات و فضّل بعض الشهور على بعض
بالدرجات, فسبحان من فضّل شهر شعبان بليلة البرات. الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم بعد أعوذ بالله من الشيطان الرجيم باسم الله الرحمن الرحيم ,, يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله حق تقاته ولا تموتنّ الا و انتم مسلمون,, ثمّ قال ,, و سارعو الى مغفرة من ربّكم وجنّة عرضها السماوات والارض أعدّت للمتقين,, صدق الله العظيم. انّ الحمد لله نحمده ونستعينه و نستغفره, و نعوذ بالله من شرور انفسنا و من سيّئات اعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له
نشهد ان لااله الا الله وحده لا شريك له ولا نذير له ولا مثال له, و نشهد انّ محمدا عبده و رسوله والصلاة والسلام على رسولنا محمدا الذي قال في حديثه ,, رجب شهر الله و شعبان شهري و رمضان شهر أمّتي,,
Falënderimi i takon Allahut, i cili krijoi Tokën dhe qiejt, dhe mes tyre shfaqi dritën dhe errësirën, dalloi disa muaj nga disa të tjerë, e vlerësoi muajin Shaban me natën e beratit, Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej te keqes të vetvetes dhe veprave tona të shëmtuara.
Salatet, selamet qofshin për Muhamedin a. s. familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe për të gjithë ata të cilët e kanë ndjekur apo do ta ndjekin rrugën e tij deri në fund.
Të nderuar xhemat sot para jush do të paraqesim vlerën e një nate e cila gjendet në muajin Shaban, e ajo natë është, Nata e Beratit. Prej të gjitha krijesave All-llahu xh. sh. disa prej tyre i vlerësoi më tepër se të tjerat, si për shembull njeriun e dalloi apo e vlerësoi nga gjitha krijesat e tjera, nga pejgamberët dalloi Musain a. s. Isain a. s. Muhamedin a. s.; nga engjëjt dalloi Xhebrailin.
Po ashtu nga vendbanimet dalloi Arafatin, Muzdelifen, Minanë, nga xhamitë dalloi Qabenë, xhamin e pejgamberit në Medine, Mesxhidi Aksan, Mesxhidi Kuban, Kibletejnin etj. Ndërsa nga muajt dalloi muajin e Ramazanit, muajin Rexhep, muajin Shaban, ndërsa nga netët dalloi, Natën e Kadrit, Natën e Miraxhit, Natën e Beratit e kështu me radhë.
Për të qenë diçka e dalluar, qoftë muaj, ditë, xhami apo diçka tjetër, duhet në të, të kishte ndodhur diçka me rëndësi si p. sh. njeriu është krijesë më e dalluar për arsye se pranoi amanetin e njohjes së Allahut xh. sh. Musai u bë pejgamber më i dalluar për arsye se foli drejtpërsëdrejti me Atë në Turi Sina, muaji Ramazan është nga muajt e dalluar se të filloi zbritja e Kur,anit dhe në të gjendet nata e Kadrit ku ibadeti në këtë natë është më i vlefshëm se ibadeti i një mijë muajve, Nata e Kadrit dallohet nga netët tjera për atë se në këtë të zbriti Kurani nga Leuhi Mahfudhi në qiellin e Tokës, Nata e Miraxhit është e dalluar për atë se gjatë kësaj nate Muhamedi a. s. udhëtoi nga toka e u ngritë në shtresat më të larta të qiejve.
Tash të shohim se ç‘e bënë Natën e Beratit të madhe dhe të dalluar? Bazuar në hadithet e Muhamedit a. s. kjo natë është ajo në të cilën Allahu xh. sh. hap dyert e rahmetit për të na i falë mëkatet, në këtë natë engjëjt marrin detyrat e tyre që do ti kryejnë për gjatë gjithë vitit, po ashtu transmetohet se në këtë natë ju plotësua duaja (lutja) Muhamedit a. s. për ndërrimin e Kibles nga Mesxhidul Aksaja drejtë Qabesë (Mesxhidul Haramit). Këto pra, janë tre arsyet që e bëjnë këtë natë të madhe apo të dalluar nga netët tjera.
Transmeton Aishja r. a. e thotë “ Nuk e kam parë Resulullahin s. a. v. s. që të ketë agjëruar ma shumë se në muajin Shaban”Po ashtu Aishja r. a. thotë: Muhamedi a. s. më tepër ka agjëruar në muajin Shaban andaj unë i thashë: O i Dërguari Allahut! Jam duke vërejtur se më së shumti agjëron në muajin Shaban pse? Ndërsa ai më tha : Vërtet ky muaj është, muaj ku engjëjt marrin shënime se kujt duhet t’ia marrin shpirtin, e unë nuk dëshirojë të shënohet emri im ndryshe, por vetëm duke agjëruar”.
Porosia dhe këshilla e kësaj hutbeje do të ishte : Pasi jemi në muajin Shaban dhe në këtë muaj gjendet kjo natë e cila përkon me natën e së shtunës, dhe meqë e mësuam se kjo natë ishte nata e rahmetit, nata e pranimit të duave, më së paku që mundë të bëjmë në këtë natë është: “Që ti drejtohemi Allahut me nijet të pastër që familjet tona në përgjithësi dhe fëmijët në veçanti ti udhëzojë dhe ti drejtojë në Rrugën e drejtë, gjithashtu të kërkojmë nga Allahu i Madhërishëm të na mbroj nga mashtrimet dhe sprovat e kohës në të cilën gjendemi.
____________________
(Kjo hutbe është mbajtur nga Ibrahim Alija, imam në xhaminë e Rinisë – Tetovë)