Es-selamu alejkum të nderuar antarë/e si dhe ju vizitor të nderuar; Ju njoftojm se sonte është Nata e Madhe "Nata e Regaibit" e cila bie në natëne xhuma të parë të Muajt Rexheb në të cilin ndodhemi.
Nata e Regaipit është një nga netët e dalluara të Muajt Rexheb.
Fjala Regaib do të thotë: dëshirë,shpresë,pritje e një ngjarje të këndëshme.
Lusim All-llahun xh.sh që edhe neve t'na i plotësojë dëshirat tona dhe shpresat ashtu siç ia ka plotësuar dëshirën stërgjyshit tonë Ibrahimit a.s dhe të Dërguarit të Tij Muhammedit a.s.
I Lutemi Allahut xh.sh t'na gëzon edhe neve ashtu siç e gëzoj eminen me dhuratën më të bukur Muhammedin a.s Pejgamberine fundit, vulën e gjith Pejgamberve...Amiin
Informim mbi natën e Regaibit
Pse u quajt Lejletul Regaib (natë e dëshirave dhe shpresave) më së miri na tregojnë ajetet Kur'anit siç vijojnë:
Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!”Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.Nga ajetet e sipër përmendura kuptohet se Ibrahimi a.s ka pasur dy dëshira . E ato janë:
- Që pasardhësit e Ibrahimit dhe Ismailit të jenë Musliman dhe ti nënshtrohen All-llahut xh.sh dhe,
- Që pasardhësit e tyre të jenë të udhëzuar në rrugë të drejtë në të cilën do t'i thërasë Pejgamberi nga mesi i tyre, do t'ua lexojë ajetet e All-llahut xh.sh, do t'ua mësojë Kur'anin dhe urtësitë e tij, me çka ata do të pastrohen shpirtërisht.
Pas disa mijëra vitesh, në natën e Regaibit All-llahu xh.sh vendosi që ta krijojë Muhammedin a.s në tri errësirat e padukshme dhe kështu i përgjigjet duasë së Ibrahimit a.s siç e përshkruarn Kur'ani:
Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirëshëm.
Po nëse refuzojnë, thuaj: “Më mjafton All-llahu, s’ka zot pos Tij, te Ai mbështetem, e Ai është Zot i Arshit të madh!”
All-llahu xh.sh me dërgimin e Muhammedit a.s si përfundim dhe vulë e pejgamberëve ju përgjigj edhe Ibrahimit a.s duke thënë: "Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj,por ju duhet ta ndiqni dhe të mos largoheni prej tij.Ai do ta kryej atë për të cilën është lutur Ibrahimi a.s por edhe më tepër"
Në Kur'anin famëlartë thuhet:
(sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit.
Me ardhjen e Muhammedit a.s u plotësua misioni i të dërguarve. E plotësoi edhe dëshirën e stërgjyshit tonë Ibrahimit a.s. Në Kur'an thuhet:
"Ai është që arabëve të pa shkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ju lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësoi librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme. (Xhumua,2)
Me të gëzuarit e momentit kur All-llahu xh.sh vendosi të krijoi dhe dërgoi Muhammedin a.s duke shprehur se do t'na plotësohet dëshira dhe shpresa, jemi të detyruar edhe ne si pasardhës dhe trashëgues të tij t'i marrim detyrat prej të dërguarve dhe prej lutjes së Ibrahimit a.s d.m.th. të lexojm Kur'anin, ta mësojm librin dhe urtësinë, të pastrohemi prej ndytësirave të idhujtarisë dhe të mësojm gjithëçka që nuk është ditur më parë.
Të marrim obligim mbi vete ne si pasardhës dhe trashëgues të Muhammedit a.s para së gjithash do të thotë të keshë njohuri nga Kur'ani, të kesh njohuri rreth komentimit të ajeteve të Kur'anit, të jesh i pastër shpirtërisht dhe fizikisht si dhe pasurinë ta kesh të pastër dhe të jesh i urtë.
Përmbajtja e këtyre detyrave në radhë të parë është detyrë e çdo imami-prijësi fetar i cili besimtarëve ua predikon dhe ua lexon Kur'anin dhe ua mëson komentimin e ajeteve dhe urtësinë dhe pastërtinë e Kur'anit.
Në Kur'an thuhet:
"Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të amdhe besimtarëve,kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, mëpar ata ishin krejtësisht të humbur"(Ali Imran,164).
Pra,është dashur që të kalojnë mijëra vjet që të plotësohet dëshira e Ibrahimit a.s dhe të vin gëzimi i Emines nënës së Pejgamberit a.s mu në këtë natë para 1400 vjetve siç tregohet se mu në natën e Regaibit Eminja e ka ndie se është shtatëzën.
Në fund lusim All-llahun xh.sh që edhe neve t'na i plotësojë dëshirat tona dhe shpresat ashtu siç ia ka plotësuar dëshirën stërgjyshit tonë Ibrahimit a.s dhe të Dërguarit të Tij Muhammedit a.s.
I Lutemi Allahut xh.sh t'na gëzon edhe neve ashtu siç e gëzoj eminen me dhuratën më të bukur Muhammedin a.s Pejgamberine fundit, vulën e gjith Pejgamberve...Amiin