AMERIKANI MEKSIKAN ZBULOI TË VËRTETËN E ISLAMIT
Quhem Ali. Jam 29 vjecar dhe kam lindur në Meksikë.
Shpresoj se inshall-llah rrëfimi im do t’u ndihmojë njerëzve që ta kuptojnë Islamin dhe përse më ka tërhequr Islami.
Shumë njerëz kanë shfaqje të gabuar për Islamin dhe për muslimanët. Pak gjëra që i dinë, janë nga filmat dhe nga televizioni, ku përgjithësisht ai është prezentuar gabimisht.
Jeta ime më parë ishte e tmerrshme, nuk kisha kurrëfarë orientimi nga do të shkoja. Kur dështova në klasën e nëntë, atëherë fillova të bredh rrugëve. Me shokët e mi fillova të shkoj nëpër ahengje, të pi alkool, të marr edhe të shes drogë. S...humica e shokëve të mi ishin anëtarë të ndonjë bande (unë asnjëherë nuk i kam takuar nonjë bande të tillë). Ashtu sic kalonte koha,ashtu edhe unë fillovaqë sa më shumë të mar drogë më të fortë. Edhe unë kisha ëndërrat e mia, por realiteti ishte krejt ndryshe.
Sa më shumë që bija në depresion, aq më shumë bëhesha më i varrur nga droga.
Një ditë një shok më tha se e din një vend ku mund të blejë marihuanë të mirë. Kisha dëshirë ta shijoj dhe ta provoj.
Hymë në apartamentin ku ishin edhe disa njerëz tjerë. Kur shijuam drogën dhe e blemë, atëherë u nisëm për të dalë. Njëri prej atyre djemve që ishin aty brenda e thirri shokun tim që të shkojë me të në banesën e tij për t’ia dhënë një libër. Shkuam me atë djaloshin te banesa e tij dhe ai shokut tim ia dha librin dhe i tha që ta lexojë, sepse ai libër mund t’i ndihmojë që t’i zgjidh problemet e jetës.
Rrugës për në shtëpi nga shoku im kërkova që të ma tregojë librin. Ishte ky Kur’ani.
Asnjëherë më parë nuk kisha dëgjuar për Kur’anin. SHkurtimisht fillova të lexoj ca fragmente nga Kur’ani. Duke lexuar m’u bë e qartë se gjithcka që po lexoj, është e vërtëtë. Kjo ishte sikur dikush kur ta jep një shuplakë në fytyrë, si thirrje për t’u zgjuar.
Kur’ani është aq i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar. Me të vërtetë isha i impresionuar dhe dëshiroja që sa më shumë të kuptoj për Islamin dhe për muslimanët. Gjë e cuditshme është se unë nuk kërkoja kurrëfarë feje. I përqeshja njerëzit të cilët skonin në kishë dhe ngandonjëherë deklaroja se Zoti nuk ekziston, edhe pse thellë në vete e ndjeja se Ai ekziston.
Disa ditë më vonë shkova në bibliotekë dhe e huazova Kur’anin. Fillova ta lexoj. mësova për të Dërguarin e Zotit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse e kuptova edhe të vërtetën për Isain [alejhis-selam], të birin e Merjemes.
Kur’ani thekson faktin se Zoti është Një dhe nuk ka shok e as bir. Kjo vecanërisht për mua ishte interesante, sepse asnjëherë nuk e kuptoja nocionin “trini”.
Kur’ani e përshkruan lindjen e Isait [alejhis-selam] dhe pejgamberinë e tij. Kurse sureja Merjem ( e cila e mban emrin e nënës së tij) përshkruan jetën e tij.
Qysh si fëmijë rregullisht shkoja në kishë.
Nëna ime, mua dhe motrën time për cdo javë na merrte në kishë.
Në të vërtetë, uneasnjëherë nuk kam qenë religjioz dhe kur i mbusha 14 vjet ndërpreva shkuarjen në kishë.
Asnjëherë nuk e kisha të qartë përse nëna ime ishte protestante, kurse pjesa tjetër e familjes ishin katolikë.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është Pejgamberi i fundit i Zotit i dërguar për tërë njerëzimin.
Kur’ani flet për të gjithë pejgamberët e Zotit, Ademin, Nuhin, Musain, Davudin, Isain-bekimi i Zotit qoftë mbi ta- dhe për të gjithë ata flet, ashtu që cdo njeri ka mundësi që ta kuptojë Kur’anin.
Fillova të studijoj edhe historinë e Islamit. Duke studijuar historinë islame, kuptova se Spanja kishte qenë shtet musliman mbi 800 vjet dhe se muslimanët ishin dëbuar nga Spanja prej mbretit spanjoll Ferdinand dhe mbretëreshës Isabela.
Ata që kishin ikur në Meksikë kishin qenë të detyruar nga të krishterët spanjollë që ta pranojnë krishterimin.
Histosria dhe rrënjët e mia ishin islame që tani dalëngadalë më bëheshin të qarta.
Pas disa muajve hulumtimi dhe studimi, më nuk mundesha ta mohoj të vërtetën.
Megjithatë, edhe krahas kësaj, gjithëcka lash anash dhe vazhdova të jetoj jetën e deritanishme.
E dija se nëse e pranoj Islamin do të duhet të lë gjithcka që kam bërë deri tani, dhe kjo ishte ajo për cka me shumë frikohesha.
Një ditë duke lexuar Kur’anin, rrashë në gjunjë, fillova të bërtas dhe t’i falenderohem All-llahut që ma tregoi rrugën e vërtetë.
E kuptova se afër shtëpisë sime gjendet një xhami dhe një të premte vendosa të shkoj atje dhe të shoh se si falen muslimanët.
Pashë se si muslimanët gjatë hyrjes në xhami i zbathin këpucët dhe ulen në dysheme, gjë që më fascinoi pa masë.
Mjë njeri nga mesi i tyre u ngrit dhe filloi ta thirrë ezanin. Ky zë aq shumë më fascinoi, saqë sytë m’u mbushën me lot, sepse tingëllonte aq bukur.
E kuptova se Islami nuk është vetëm fe, por edhe udhërrëfyes në jetë.
Pasi që disa të premte shkoja në xhami, vendosa që ta shqiptoj shehadetin. Iu afrova hatibit dhe i thashë se dua të bëhem musliman. Të premten e ardhshme, në prani të të gjithëve shqiptova shehadetin, së pari në arabisht e pastaj edhe në anglisht.
Kur përfundova, një vëlla thirri “tekbir” dhe të gjithë zëshëm disa herë thane “All-llahu ekber”. Pastaj të gjithë vëllezërit erdhën dhe filluan të më përqafojnë dhe të më urojnë.
Asnjëherë nuk do ta haroj atë ditë, ishte një përjetim i këndshëm.
Sot ndjej rehati në shpirt dhe ndjej pastërtinë e besimit tim.
Pranimi i Islamit, jetën time e ndryshoi për të mirë, prandaj për të duhet t’i falenderohem All-llahut të Madhërishëm, i Cili ma tregoi rrugën e vërtetë.
Pata nderin të shkoj në haxhxh, në qytetin e shenjtë të Mekës. Kryerja e haxhxhit për mua ishte një përjetim i madh. Tre milion njerëz të ngjyrave dhe racave të ndryshme, nga të gjitha anët e botës, erdhën t’i luten All-llahut. Me të vërtetë gjë mahnitëse.
Në vitin 2002, duke iu falenderuar All-llahut, u martova me një besimtare nga Maroku.
Mendoj se Islami është përgjigje për të gjitha problemet e të rinjëve dhe të shoqërisë në tërësi.
Shpresoj se rrëfimi im, inshall-llah, do të tërheqë shumë latino-amerikanë dhe të tjerë nga mbarë bota që ta shohin dritën e Islamit.