Me rastin e Fiter Bajramit, Oda Ekonomike e Kosovës, kompania ”Buçaj”
dhe shoqata “Nëna Terezë”, dhuruan në Prishtinë ndihma për familjet në
nevojë. Këto familje që jetojnë vetëm me ndihmë sociale, për ditë
festash gjithmonë presin ndihma nga komuniteti i biznesit.
Shumë familje të varfra, vazhdojnë të festojnë Fiter Bajramin me
ndihma, që u dhurojnë kompani të ndryshme. Disa prej tyre, që jetojnë në
Prishtinë, morën ndihma ushqimore, që u ndanë nga Oda Ekonomike e
Kosovës, Kompania ”Buçaj” dhe Shoqata “Nëna Terezë”.
Nënë Resmija, e cila po rritë dy fëmijë jetimë, dikur ishte edhe
viktimë e trafikimit, thotë se festën e Bajramit e kremtojnë duke pritur
ndihma nga të tjerët, sepse të ardhurat nga ndihma sociale prej 60 euro
në muaj, nuk ju dalin as për gjëra elementare.
Ndërkohë, komuniteti i biznesit, si çdo festë tjetër, vazhdon të
shpërndajë ndihma për familjet në nevojë. Kryetari i Odës Ekonomike të
Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se biznesi vazhdon të mbështesë këto
familje, duke shpresuar që numri i tyre të vijë duke u zvogëluar.
Familjet në nevojë, urojnë Bajramin, duke shpresuar që ditë të tilla të mos përsëriten për fëmijët e tyre.
Kryetari i Odës Ekonomike, i ndau mirënjohje kompanisë ”Buçaj”, për
kontributin e saj dhënë familjeve të varfra, për ndërtimin e shtëpive
për veteranët e luftës, e shumë aktivitete të tjera humanitare.
Ndërkohë, Rrejti i shoqatës “Nëna Terezë”, ka vazhduar shpërndarjen e
ndihmave ushqimore në mbarë vendin për familjet e varfra, me rastin e
festës së Fiter Bajramit.
(RTK)