Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan së bashku me bashkëpunëtorët e tij të politikës së jashtme i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit të jetuara me Izraelin.
Kreu i qeverisë turke në selinë e Partisë AK u takua me Ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutollu dhe këshilltarin për politikë të jashtme, Ibrahim Kallën.
Pas dështimit të kërkim faljeje të Izraelit pas sulmit ndaj anijes Mavi Marmara, Ankaraja mori vendim për sanksione të përbëra prej 5 pikave.
Supozohet se në mbledhje u shqyrtuan zhvillimet e jetuara pas këtij vendimi dhe u diskutua në lidhje me hartën rrugore të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në mbledhje gjithashtu u shqyrtua edhe përkrahja që do ti jepet Palestinës, e cila përgatitet të aplikoj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e pavarësisë.
Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu, i cili para mbledhjes u takua me Nebil Saad të dërguarin e posaçëm të Presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, njoftoi Kryeministrin Erdoan në lidhje me këtë vizitë.
Në mbledhje u diskutua edhe mbi vizitën e Kryeministrit Erdoan në Egjipt dhe mundësinë e kalimit apo jo të tij në Gazë.
Në deklaratën e bërë pas takimit me Nebil Saad, Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu vuri theksin në vendosmërinë e tyre për heqjen e rrethimit të Gazës me këto fjalë: “Rrethimi i Gazës nga ana e Izraelit është i jashtëligjshëm, ne do të vazhdojmë me përpjekjet tone ligjore në fushën ndërkombëtare”.
Ndërsa duke e bërë të ditur që njohja e shtetit të pavarur të Palestinës është një borxh i drejtësisë ndërkombëtare Davutollu tha: “Tani ka ardhur koha që ky borxh të paguhet”.