“Modernizimi i plotë i” xhamisë së Moskës është mbyllur këtë javë me shembje
Vendimi për shembjen e ndërtesës historike erdhi nga Këshilli i myftinisë ruse, por pa pëlqimin e krerëve ose aktivistëve tjerë musliman.
“Ky rast është i turpshëm, sepse askush nuk ka guxuar ta prekë këtë xhami, madje edhe nën regjimin e Brezhnjevit”, tha Konstandin Mikhailov, koordinator për ruajtjen e trashëgimisë në Arkhnadzor. Kjo është hera e parë, që nga viti 1978, që një tempulli të shkatërrohet në Moskë.
Besimtarët e kanë lajmëruan Albir Krganovin, nënkryetarin e Këshillit qendror shpirtërorë të muslimanëve të Rusisë, se xhamia është “rrafshuar me tokë”, gjë e cila u konfirmua më vonë. Krganov edhe më tej habitet “pse xhamia është shembur mu në ditën e diel, më 11 shtator”, bënë të ditur Interfax duke cituar fjalët e tij.
Tempulli është ndërtuar në vitin 1904, me mjetet e një tregtari tatar, Salikh Yerzin, dhe ishte njëra nga dy xhamitë historike në kryeqytetin rus. Ajo ishte xhamia e vetme që ka funksionuar në Moskë gjatë epokës sovjetike dhe ka përfaqësuar një qendër të rëndësishme kulturore të bashkësisë tatare në kryeqytet.
Gjatë javës së fundit, Krganov bashkë me udhëheqësit tjerë muslimanë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër shembjes së xhamisë, por pas shembjes ai nuk e di nëse diçka mund të ndërmerret. “Çfarë mund të bëjmë? Xhamia më nuk ekziston”, tha ai për RIA Novosti. Grupi i është ankuar bashkiakut të Moskës, Sergej Sobjaninit dhe kryetarit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanovit, me shpresë se “do ta dëgjojnë zërin e popullatës 7 milionëshe tatare”, bëjnë të ditur RIA Novosti.
Kryetari i Këshillit myftinor të Rusisë, Rawil Gaynetdin, tha se objekti nuk ka vlerë historike, duke synuar në
vendimin e Komitetit moskovit për kulturë dhe trashëgimi nga viti 2009. Atëkohë bordi vendosi të revokojë statusin e posaçëm të mbrojtjes duke hapur rrugën për zbatimin e vendimit të Këshillit që në të njëjtin vend të ndërtohet një xhami e re. Xhamia e re do të jetë në gjendje të akomodoj një numër më të madh të besimtarëve. Aktivistët për ruajtjen e trashëgimisë, pretendojnë se shembja e ndërtesës së vjetër është e paligjshme, duke marrë parasysh se kërkesa për rivendosjen e statusit të xhamisë ishte ende në shqyrtim. Sipas Arkhnadzorit, kërkesa për rivendosjen e statusit i është paraqitur Ministrisë së kulturës në shtator, dhe punët duhej të shtyheshin deri në një vendim përfundimtar./IGJ/