Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Namazi, uji i jetës Sun 2 Oct 2011 - 8:53 | |
| Falja e namazit është adhurimi më i rëndësishëm në fenë islame. Pesë kohët e namazit falen, që njeriun ta largojnë nga të këqijat, falen me ndjenjën e të qëndruarit në fronin hyjnorë. Detyra e shejtanit është që ta shmang njeriun nga falja e namazit dhe ibadeti dhe ta bëj rob të tij. Ai që e le namazin plotësisht, ka lidhur mendjen, u është nënshtruar dëshirave epshore dhe ka lënë të lirë nefsin. Afrimin me Allahun përmes sexhdes në namaz, Mevlana e krahason me një njeri që ka një mur që e pengon për të arritur tek uji dhe, çdo ditë për të arritur tek ai, heq nga një pjesë të murit. Muri përballë njeriut është muri i ekzistencës dhe i egoizmit. Sa më i lartë të jetë ai, aq më i vështirë e ka njeriu të ul kokën dhe të bëj . Pa e kapërcyer trupin e krijuar nga dheu, është e pamundur të bëj dhe të pijë ujin e jetës. Ata që gjenden para murit të ekzistencës, duhet ta prishin pak nga pak atë, që të arrijnë tek uji. Njeriun e etur e gëzon edhe zhurma që vjen nga uji, kur bien pjesët e murit mbi të dhe shpejton për ta shkatërruar murin, që të arrijë tek uji. Qëndrimi në këmbë (kijam) në namaz simbolizon tepihun (madhërrimin) që i bëjnë Allahut krijesat, si malet e shkëmbinjtë, me madhështinë e tyre. Me ruku sinjifikohet tespihu i kafshëve dhe i shpendëve dhe sexhdeja ka domethënien e tespihut që bëjnë bimët, që i kanë rrënjët nën dhe’ Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Atë e madhërojnë shtat qiejt, Toka, dhe gjithçka që gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës”. (Isra, 44).Ky ajet tregon se tespihu i krijesave të Zotit është i përmbledhur simbolikisht në namaz. Përveç kësaj, namazi simbolizon edhe ibadetet e engjëjve, të cilët Pejgamberi ynë, i kish parë në miraxh tek bënin ibadet, disa në kijam, disa në ruku, disa në dhe disa në tehijat. | |
|
besiminezemer Motrat islame
Numri i postimeve : 141 Data e regjistrimit : 06/09/2011
| Titulli: Re: Namazi, uji i jetës Sun 2 Oct 2011 - 11:32 | |
| allahu te shperblefte ... se vertet nqs njeriu e mposht nefsin,mund te mposhte dhe armikun me te madh. | |
|