Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Thirrja e Fshehtë Sun 2 Oct 2011 - 12:27 | |
| Doli Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në një udhëtim me shokët e tij.Sahabët filluan të bëjnë dhikër dhe ta madhërojnë Allahun me zë të lartë.Sa më lartë që ngjiteshin në kodër, aq më shumë e ngritnin zërin dhe bërtisnin: "La ilahe il-lallah","All-llahu Ekber" Kur e pa Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem këtë zhurmë të shokëve të tij, kjo nuk i pëlqeu.Ata sikur e thërrisnin atë që nuk është i pranishëm apo është i shurdhër dhe kjo për Allahun nuk lejohet kështu, sepse Allahu është shumë afër dhe nuk është i shurdhër.Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha sahabëve se ky veprim është i gabuar dhe u tregoi se si duhet të veprojnë më mirë.Ndër të tjera u tha: "O ju njerëz, më butë dhe uleni zërin, sepse nuk jeni duke e lutur të shurdhëtin e as të largëtin, por ju jeni duke e thirrur Atë që dëgjon dhe që gjendet shumë afër jush" . (Muslimi) | |
|