Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në Azi Mjekimi sipas traditës islame gjithnjë e më i përdorueshëm Wed 5 Oct 2011 - 9:41 | |
| Përdorimi i shërimit tradicional islam ka filluar të bëhet një mode e preferuar në Azinë jugperëndimore, bën të ditur agjencia e lajmeve Irna.
Një numër i konsiderueshëm mjekësh, i cili është gjithnjë e në rritje, janë përcaktuar që për shërim të pacientëve të tyre, të përdorin këtë mënyrë të shërimit, i cili është i bazuar në parimet kuranore dhe profetike, si dhe në praktikën e dijetarëve dhe mjekëve të famshëm muslimanë.
Ky lloj mjekimi, përpos se merret me problemet fizike, ai gjithashtu trajnon edhe problemet psikologjike e shpirtërore.
Ky është një lajm i mirë për ne, sepse në ndërkohë dëgjojmë se praktika islame, përfshirë këtu edhe mjekësinë, ka filluar të praktikohet në shumë pjesë të botës, sikur që ka filluar me të madhe edhe në Azi. | |
|