Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Plaka dhe Xhenneti Thu 6 Oct 2011 - 11:36 | |
| Erdhi një plakë te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ves-selem dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, lute Zotin që të më fusë në Xhenent! Pejgamberi sal-lallahu alejhi ves-selem iu përgjigj asaj: "Oj nëna e filanit, në Xhennet nuk hynë plaka".Gruaja u dëshpërua dhe u frikësu.Pastaj Muhammedi sal-lallahu alejhi ves-selem i tha: "Ti do të jesh e re në Xhenent". (El-Bejhekiu) Allahu i amdhrishëm thotë: "...të cilat Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.(El-Vakia, 35-36)
Plaka u gëzua me këtë myzhde të cilën ia kishte dhënë Muhammedi sal-lallahu alejhi ves-selem dhe e kuptoi se, fjalët që ia kishte thënë asaj, ishin vetëm një lojë përmes së cilës do të shkaktonte buzëqeshje në fytyrën e saj dhe do t`i jepte asaj shpresë. Si mund të dëfrehet njeriu në Xhennet deri sa është plak?! Kurse i riu dallohet me shëndet, me forcë dhe me fuqi, me të cilat do t`i ushtrojë mveprimet jetësore dhe do t`i përmbush përgjegjësitë.
Kështu na ka mësuar Muhammedi sal-lallahu alejhi ves-selem ta buzëqeshim jetën dhe jo ta bëjm xhehenem, duke iu kundërvënë asaj të pashpresë.Pra, të qëndrojmë të pathyeshëm përballë problemeve të saj.
| |
|