Allahu i Lartësuar ka thënë:
’’E pas tyre (të mirëve) erdhën
pasardhës të këq*j, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive
(trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe.’’ (Kur’an, Merjem 59)
Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:
”Ai
që e falë namazin, namazi do të jetë dritë, dëshmi dhe shpëtim për të
në Ditën e Ringjalljes, ndërsa për atë që nuk e falë, nuk do të jetë
dritë, dëshmi dhe shpëtim për të në Ditën e Ringjalljes. Dhe, në atë
Ditë, ai do të shoqërohet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej bin
Khalef (një armik i Islamit prej Kurejshitëve)". [Transmetohet nga
Ahmedi, Taberaniu, Ibn Hibani]30 ’’arsye’’ pse një musliman nuk falet !!!
1 - Ende nuk ndihem i gatshëm të falem !
2 - Kam provuar por nuk kam arritur të mësohem !
3 - Unë nuk falem, sepse nuk i di suret !
4 - Nuk mendoj se ne duhet të falemi !
5 - Zemrën e kam të mirë, prandaj nuk kam pse të falem !
6 - Zoti nuk ka nevojë për namazin tim !
7 - Unë jam një njeri i lirë nuk kam pse të falem !
8 - Çdo ditë e njëjta gjë, kjo është e mërzitshme !
9 - Prindërit e mi nuk duan, prandaj nuk do të falem !
10 - Unë punoj dhe në vendin e punës nuk ka vend të përshtatshëm për t’u falur !
11 - As prindërit e mi nuk falen !
12 - Nuk mund të marrë abdes vazhdimisht !
13 - Nuk kam kohë për t'u falur, jam i zënë me punë !
14 - Kur po marrë abdes, po më zhduket makijazhi në fytyrë (femrat) !
15 - Unë kam bërë shumë mëkate, edhe nëse falem nuk do të më pranohet nga Allahu !
16 - Nuk mund të përqendrohen në namaz, gjithmonë mendoj për diçka tjetër, prandaj e kam lënë namazin !
17 - As shokët e mi nuk falen !
18 - Nëse filloj të falem, atëherë më duhet t’a ndryshoj jetën time (shoqërinë, veshjen, etj.) !
19 - Njëherë e kam humbur një namaz, nëse falem duhet të jem i përkryer !
20 - Unë e pres një shenjë nga Allahu, pastaj do të filloj !
21 - Prindërit e mi nuk më kanë mësuar as kur isha i vogël, tani e kam vështirë të mësohem !
22 - Nëse më kalon një namaz, pastaj më ikë dëshira për t'u falur !
23 - Kur ia filloj namazit më shkon mendja tek puna, dyqani, shokët ... !
24 - Unë gjithmonë shoh njerëz që falen, por edhe bëjnë gabime (mëkate), kështu që unë nuk dua të jem si ata !
25 - Kur falem, atëherë po mendoj se po bëhem shumë radikal !
26 - Jam falur, por asgjë nuk ndryshoi në jetën time, kështu që e kam lënë namazin !
27 - Unë jam ende shumë i ri, kur të bëhem pak më i moshuar do të filloj, ka kohë !
28 - Unë nuk falem por unë jam shumë më i sinqertë se disa që falen, nuk dua të takohem me ata në xhami fare !
29 - E kam humbur betejën kundër nefsit tim, prandaj nuk kam pse të falem !
30 - Edhe nëse nuk falem nuk do të shkoj në Xhehenem, jam më i mirë se të tjerët, kam shumë vepra të mira !
Ka
plot musliman që kapen në këto arsye, Allahu i udhëzoftë. Të lutem,
shih mos edhe ti qëndron në ndonjërën nga këto ’’arsye’’ !!!
Fillo me namaz !
Nëse veç ke filluar mos e ndërprit assesi !
Mos u mashtro me thëniet më lart; nuk qëndrojnë asnjëra prej tyre !
Mos
harro, në Kur’an në ajetin 42 të Sures Mudethir, tregohet se si do të
pyeten një grup i të ndëshkuarve çfarë i kishte sjellë ata në Xhehenem:
"Çka u solli juve në Sekar?" (një nga emrat e Xhehenemit)Përgjigja:
- Cito :
- ’’Ata thonë: Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)’’
* Mos vallë dëshiron edhe ti të jesh prej atyre të cilët në Xhehenem do të japin këtë përgjigje ?