Për shkak të vendimit për pengimin e ndërtimit të minareve, Zvicra do të përgjigjet përpara Këshillin për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara (UN), shkruan të mërkurën agjencioni AFP.
Pengimi për ndërtimin e minareve është “shprehje e islamofobisë, e që tregon qartë se janë thyer detyrimet ndërkombëtare në sferën e të drejtave njerëzore dhe lirive fetare”, thuhet në projektin të cilin e shqyrtojnë shtetet myslimane dhe afrikane.
Projekt-rezoluta do të duhet t’i dorëzohet Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili do të mbajë seancë plenare deri më 26 mars.
Në referendumin e 29 nëntorit, 2009., 57,5 përqind e zviceranëve u shprehën për reformën e Kushtetutës, me të cilën do të ndalohet ndërtimi i mëtutjeshëm i minareve.
Parlamenti arab, trupi i Ligës arabe, ka ftuar zviceranët që “edhe njëherë ta shqyrtojnë këtë vendim të gabuar”.