Sipas Shoqatës amerikane të shkencëtarëve, mjekimi i dhimbjes së fytit me antibiotikë, dërgimi i shpeshtë i pacientëve në denzitometri, EKG, rëntgen të shpinës, si dhe kontrollimi i astmës me kortikosteroidë inhalues - janë veprime të cilët shumë shpesh sjellin më shumë dëm sesa dobi.
Pacientët me dhimbje shpine,që nuk zgjat më shumë se gjashtë javë, dhe nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjeve tjera, zakonisht dërgohen në incizim rutinor të rëntgenit në shtyllës kurrizore pa pasur nevojë.
Ndër aparatet e popullarizuara është edhe denzitometri- pajisje e lidhur më kompjuter i që mat dendësinë e eshtrave. Ekspertët amerikanë thonë se udhëzimet për denzitometri janë të panevojshëm te femrat më të reja se 65 vjeç dhe te meshkujt më të rinj se 70 vjeç pa faktorë të rrezikut.
Është e panevojshme që pacientët me rrezik të ulët të dërgohet për të bërë EKG-në vjetore. Edhe pediatrit e teprojnë duke dhënë kortikosteroide inhalatore për “kontrollimin e mirë të astmës”.
Mjekët pajtohen se terapitë me antibiotikë nuk duhet t’u përshkruhen pacientëve me simptoma të sinusitit të lehtë apo mesatar, dhe nëse simptomat nuk zgjasin më shumë se shtatë ditë.