Pas burrit e gruas, vendos kompjuterin. Pastaj prindërit vëllezërit, miqtë, shokët e dhomës e kolegët. Ndoshta do të ishte nevoja të rishkruhej hierarkia jonë sociale. Nëse është e vërtetë siç tregon një studim i ri, që nuk është guxim i tepruar të fillojmë të imagjinojmë një marrëdhënie më shumë natyrale midis qenieve njerëzore dhe robotëve. Pasi në garën se kush i njeh më mirë softet rreh një pjesë e madhe e rrethit tonë afektiv. Gjithçka falë Facebook-ut.
Për ta mbështetur janë tre studiues të Universitetit të Kembrixhit e Stanfordit, që kanë publikuar rezultatet e një eksperimenti në revistën amerikane “Proceedings of the national academy of sciences” (Pnas). Ai dokument thotë se me dhjetë “Like”, programi është në gjëndje të na përshkruajë më mirë sesa shoku ynë në tryezën ngjitur. Me 60 (pëlqime) të tjera dhe kompjuteri na njeh më shumë sesa një shok dhome ose një mik. Me 150 kompjuteri “mund” edhe familjen tonë. Me 300 di për ne gjëra të panjohura, deri tek me kë jemi martuar. “Duke marrë parasysh që mesatarisht seicili ka 227 Like (“pëlqime”) në rrjetin social, thonë ekspertët, atëherë kjo inteligjencë artificiale na njeh shumë më shumë nga sa ne mendojmë”.
Për të realizuar studimin (që ka përfshirë 86.220 persona) ekipi ka përdorur një soft “llogaritës i personalitetit” i zhvilluar nga Michal Kosinski (bashkëautor i kërkimit) e që shfytëzon të dhënat e Facebook-ut për të gërrmuar informacione. Në fillim iu kërkua një grupi subjektesh t’i përgjigjeshin një pyetësori për të përcaktuar personalitetin e tyre. Më pas u pyetën të afërm e fqinjë për një gjykim mbi personat e grupit të parë. Pastaj janë futur në softe aktivitetet në Facebook të këtyre të fundit: që nga “Like”-t në postime, nga frazat e miqve deri tek videot. Në fund të gjykimeve - njerëzorë e dixhitalë – janë bërë krahasime. Rezultati: “Kompjuteri parathotë personalitetin e një individi në mënyrë më të saktë”. “Kompjuterët kanë dy avantazhe – shpjegojnë studiuesit – ia dalin të arkivojnë një pafundësi informacioni, gjë e pamundur për qëniet njerëzore, dhe i përdorin të dhënat në mënyrë statistikore, ndërkohë që gjykimet e personave janë të influencuar nga shumë faktorë. Sigurisht, njeriu arsyeton në mënyrë fleksibël”.
Skenarët e imagjinuar nga studiuesit janë edhe më tërheqës. Pasi në një të ardhme jo shumë të largët do të mund t’u kërkojmë makinave që të marrin vendimet më të rëndësishme të jetës sonë: nga puna tek aktivitetet për t’u kryer, deri edhe për shpirtin binjak. Paksa si në filmin “Ajo” ku protagonisti, prej mishi e prej gjaku, dashurohet me Samantën, sistemin operativ në kompjuterin e tij. Fantazi? Shumë. “Analiza jonë – shkruajnë autorët – ofron prova empirike mbi faktin që skenari i përshkruar nga “Ajo” bëhet gjithmonë e më i mundur”. /Fokus/
Mark Zuckerberg mendon se portretet mediatike jo rrallë herë i dekurajojnë individët për të ndërtuar një kompani të tyren. Në seksionin më të fundit 'pyetje-përgjigje' ku ai mori pjesë, dikush e pyeti Zuckerberg të tregonte për momentin kur ai vendosi të krijonte Facebook, rrjetin social më të famshëm sot në botë. Ai qeshi dhe tha se ideja për të ndërtuar diçka të tillë nuk vjen menjëherë pasi e ke menduar dhe e ke stërmunduar diçka për një kohë të gjatë. Më pas, Mark shtoi se përpjekjet e një njeriu të vetëm kurrë nuk mjaftojnë. "Shpesh herë media e tregon të lehtë ndërtimin e njëstartupi duke bërë publikun të mendojë që së është gjithmonë një gjeni me një ide perfekte që ja del të menaxhojë një kompani të madhe. Në vend të kësaj, ajo që ju duhet është një grup njerëzish që punojnëtë bashkuar dhe kanë një koncept të njëjtë për atë çka ata duan", shtoi Mark. "Ju nuk duhet domosdoshmërisht të jenë një gjeni i lindur për të ndërtuar kompaninë tuaj, mjafton që të keni pasion dhe të jeni të fokusuar. Gjërat nuk janë aq të komplikuara sa media i bën të duken', përfundoi ai.