Kardinali i Këlnit, Joachim Meissner, ka provokuar muslimanët gjermanë me deklaratën e tij se një familje krishterë vlen më shumë se tri familje muslimane
Pas deklaratës së kardinalit, mediat lokale filluan të shkruajnë për tërë rastin. Këto fjalë kontroverse kardinali i tha në mbledhjen e grupit të quajtur "Neocatechumenal Way".
"Një familje juaj vlen më shumë se tri familje muslimane", janë fjalët e kardinalit Meissner, të cilat i ka konfirmuar zëdhënësi i grupit të përmendur, Christoph Heckley.
Kryetari i Bashkësisë Islame turke në Gjermani, Bekir Alboğa ka kritikuar deklaratën e kardinalit, duke thënë se ajo do të ngrite më shumë pluhur nëse do ta kishte thënë një imam.
Kryetar i Komitetit Qendror të muslimanëve në Turqi, deklaratën e quajti provokative dhe në kundërshtim me pikëpamjet e kreut të besimtarëve katolikë, Papa Françeskut.
"Ky është një qëndrim personal i kardinalit Meissner. Edhe sikur të detyrohesha ta kuptoj, unë nuk do ta komentoja", tha ministrja e Qeverisë Federale përgjegjëse për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Aydan Ozoguz .
Deklaratën e Meissnerit e kanë dënuar edhe anëtarët e Partisë së gjelbër.
"Deklaratat e tilla paraqesin kërcënim për paqen sociale. Krishterimi na mëson që t’i respektojmë të gjithë njerëzit", thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Në vitin 2005, Kardinali Meissner shkaktoi protesta duke e krahasuar abortin me Holokaustin.
Këshilli hebre në Gjermani këtë krahasim e pati kuptuar si fyerje të "miliona viktimave të Holokaustit".
Kryepeshkopata e Këlnit i ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se Kardinali Meissner vetëm ka tërheq paralelen historike midis "krimit të abortit" dhe "krimit të madh historik".
Vetë kardinal ka kërkuar falje për krahasimin, duke thënë se kurrë nuk do ta kishte përdorur sikur ta dinte që do të keqkuptohej.