Një studim i fundit,tregoi se të sëmurët të cilët kanë njolla të verdha të fryra(ksantelazma) në kapakët e syrit rrezikohen 48% herë më shumë nga një krizë kardiake.Sipas studiuesve në Danimarkë njollat e Verdha të fryra mbi kapakët e syve pasqyrojnë një risk të lartë të krizave kardiake dhe shfaqjes së sëmundjeve të tjera.
E krijuar zakonisht nga kolesteroll ksantelazma është shenjë e mbledhjes së yndyrave në një pjesë të trupit.Kardiologët mendojnë se simptomat e mësipërme do t`i ndihmojnë të përcaktoj në pacientët e rrezikuar nga infarket.
Ekipi studiues në spitalin Herley të Danimarkës ka filluar të ndjekë 12745 të sëmurë që në vitin 1970.Në fillim të studimit 4,4 % e të sëmurëve kishin ksantelazma.
Alarmi i verdhë tek sytë.
Pas 33 viteve 1872 të sëmurë kaluan kriza kardiale, 3699 të sëmurë u prekën nga sëmundjet e zemrës dhe 8507 të tjerë ndërruan jetë. Rreziku i ksantealzmës u bë më i qartë pas këtyre të dhënave.
Meqë ksantelazma sinjalizon mbledhjen e yndyrave dhe risku i bllokimit të enëve të gjakut duke shkaktuar infarkte është më i madh.Studiuesit theksojnë se të sëmurët duhet të ndryshojnë stilin e jetesës dhe të ndjekin dieta të cilat ndikojnë në uljen e kolesterolit.
[justify]