Çdo gjë ka
qëllimin e vet të caktuar
Miq të dashur! Një
njeri një ditë sheh një insekt të plehërishteve me erë shumë
të keqe dhe thotë: “Kjo është një krijesë mëe krijim të
shëmtuar dhe me erë të keqe.Vallë përse e ka krijuar Allahu
këtë?
Pas disa ditësh në
fytyrën e atij njeriu paraqitet një çiban .Edhe pse shkon te shumë
mjekë nuk gjen dot ilaç për sëmudnjen e vet. Me kohë çibani
shndërrohet në plagë. Kur ai më kishte humbur shpresë se do të
shërrohet një ditë vjen një plak prej fshatit fqinj që bënte
ilaçe natyrore. Plaku e shikon plagën pastaj kërkoi t`ia gjejnë
një insekt të plehërishteve.Njerëzit që ishin që ishin aty
fillojn të qeshin nga ajo që kërkonte plaku. Por i sëmuri, i
kujton fjalët që kishte thënë kur e kishte parë insektin e
plehërishteve dhe thotë:
“Ju lutem sjellni atë
që kërkon plaku, ai e din se çka duhet.”
Më pastaj insektin që
ia sollën plaku e djeg, prej hirit të tij ia lyen plagën të
sëmurit dhe me vullnetin dhe shërimin nga Allahu, plaga shërohet.
Pas kësaj njeriu i sëmurë u drejtohet njerëzve që ishin aty me
këto fjalë: “Dijeni mirë se Allahu i Madhërishëm , nuk ka
krijuar asgjë e të mos ketë qëllim të caktuar. Allahu xh.sh
sherimin e sëmudnjes sime e bëri me një insekt për të cilën unë
pretendoja se është i krijuar pa kurrafrë qëllimi, e nënçmova.
Ja Allahu me sëmudnjen që ma dha deshi të më lajmërojë se një
krijesë nuk është krijuar kot.
Çka të krijojë Allahu
krijon me urtësi dhe Ai di çdo gjë.”
Po miq të dashur! Ky
tregim flet qartë se Allahu xh.sh në këtë botë asgjë nuk ka
krijuar kot. Padyshim se çdo krijesë e ka detyrën e vet. Edhe nëse
ne nuk e dimë urtësinë dhe shkakun e krijimit, kjo ëhstë kështu.
Detyra jonë ëhstë të mendojmë rreth krijesave që ka krijuar
Allahu, dhe ta kuptojmë fuqinë e pafund dhe madhërinë e Tij.