Ftohjet Dhe Gripi Merren Nga Duart
Të ftohtit dhe gripi mund të mbijetojnë jashtë organizmit të njeriut për një kohë të gjatë më shumë sesa viruset e të ftohtit dhe mund të jetojnë edhe në sipërfaqe pa pore të lëkurës – siç është druri, plastika apo metali – dhe në sipërfaqe të buta siç janë teshat apo letra.
Sëmundjet bakteriale përfshin edhe bakteret salmonella, E. Coli dhe infeksionin e diarresë që mund të shpërndahet në mënyrë të njëjtë sikurse viruset.
Mukoza e membranës së syrit, hundës dhe gojës janë hyrjet në trup të këtyre organizmave. Një studim i fundit në Universitetin e Kalifornisë tregon që studentët që kanë prekur me duart e tyre sytë, hundën apo gojën kanë pasur ndikim negativ në shëndetin e tyre që është vërejtur 16 herë gjatë ditës.
Larja e vazhdueshme e duarve është mënyra më e mirë që mos të sëmuremi nga këto sëmundje. Kjo shprehi e thjesht mund të bëhet me sapun dhe ujë apo me alkool – një pastrues ku nuk e përdorim ujin. A i dini benifitët që i kemi nga higjiena dhe pastrimi i vazhdueshëm i duarve? Më poshtë do japim edhe do informacione shtesë.
Pavarësisht benifitëve që kemi nga larja e duarve, shumë njerëz nuk e praktikojnë këtë shprehi sa më shumë që munden – madje edhe kur lahen në banjo. Gjatë gjithë ditës, organizmi akumulon baktere të ndryshme të cilat kapen në duart tuaja. Nëse ju nuk i pastroni duart shpesh, ju mund të infektoni me këto mikrobe duke prekur sytë, hundën apo gojën. Mund të transmetoni sëmundjen tek të tjerët duke i prekur gjatë ditës gjëra të ndryshme si telefon, dyer dhe pajisje të tjera. Përderisa shumica e njerëzve ftohen nga moti, gripi është një gjë më serioze.
Tek të rinjtë dhe tek ata me probleme kronike mund të paraqitet pneumonia. Kombinimi i gripit dhe pneumonisë mund të shkaktoj vdekjen e një organizmi.Higjiena joadekuate e duarve po ashtu shkakton edhe sëmundjet në ushqim, siç është salmonela dhe infeksionet E. Coli.
Sipas Qendrës për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve më shumë se 76 milionë amerikanë sëmuren nga ushqimet e ndryshme për çdo vit.Nga këta, rreth 5000 e tyre vdesin nga këto sëmundje. Tek të tjerët paraqiten simptomat e sëmundjeve psikologjike, të vjella dhe diarre.
Teknikat e larjes së duarve:
Më poshtë po sjellim disa instruksione si ti pastrojmë duart me sapun dhe ujë:
- Lagni duart me ujë dhe shkumojeni mirë sapunin e lëngshëm apo të ngurtë.
- Fërkoni duart fuqishëm për 15 deri në 20 sekonda.