Shumica e Tripolit në duart e kryengritësve
Të paktën 90% të kryeqytetit Libian është tani nën kontrollin e kryengritësve, sipas dëshmitarëve okularë.
Ka thashetheme se Gadafi mund të ketë ikur nga vendi pasi është parë një anije duke ikur nga Tripoli.
Shumica e kryeqytetit tani është nën dorën e kryengritësve pas një ofensive të madhe nga ana e tyre kundër forcave lojale të Gadafit.
Në orët e mëngjesit imamët e xhamive në kryeqytet thirrën popullin për mbështetje nga altoparlantët e xhamive duke i dhënë një shtytje morale kryengritësve.
Tani nëpër shumicën e kryeqytetit po festohet edhe pse ende nuk është situata krejt e qartë se kush është duke i drejtuar forcat lojale të Gadafit.
Kryengritësit thonë se rezistenca nga forcat e Gadafit nuk është aq e fortë siç kishin pritur.
Po ashtu raportohet për persona të afërt të Gadafit që po dorëzohen si dhe qe është zënë djali i Gadafit Seif el Islam. /Agjencitë e lajmeve/