Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, tha se njohja nga fuqitë
perëndimore e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit është e parëndësishme.
“Njiheni të ashtuquajturin Këshill Kombëtar të Tranzicionit një
milion herë! Nuk do të thotë asgjë për popullin e Libisë, i cili do të
shkelë në vendimet e juaja”, tha Gadafi.
Ai i bëri këto komente para mijëra mbështetësve të tij në Zliten – 150 kilometra në lindje të Tripolit.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë njohur opozitën libiane si përfaqësuese legjitime të Libisë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri publike njohjen
e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit gjatë takimit të Grupit të
Kontaktit për Libinë në Stamboll.
SHBA njeh opozitën libiane si përfaqësuese legjitimeShtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë njohur opozitën libiane si përfaqësuese legjitime të Libisë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri publike njohjen
e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit gjatë takimit të Grupit të
Kontaktit për Libinë në Stamboll.
Deklarata finale e grupit të përbërë nga më shumë se 30 vende thotë
se “regjimi i Gadafit nuk ka ndonjë autoritet legjitim në Libi”.
Mësohet se Uashingtoni do të jetë në gjendje të financojë opozitën me
mbi 30 miliardë asete të regjimit të Gadafit që janë të ngrira në
bankat amerikane.
Stamboll, regjimi libian të pajtohet me vullnetin e popullitPërfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore kanë nisur takimin me udhëheqësit e kryengritësve libianë në Stamboll.
I ashtuquajturi “Grup i Kontaktit” është duke koordinuar përpjekjet
për të detyruar Muamer Gadafin të largohet pas 41 vjetësh në pushtet.
“Mbi 40 shtete dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtu, me
një qëllim të përbashkët – që Gadafi të shkojë – dhe përsëritja e tij
është vërtetë e rëndësishme për të treguar angazhimin e botës dhe për
t’i bartur regjimit porosinë se nuk ka ku të shkojë dhe se duhet të
pajtohet me vullnetin ndërkombëtar dhe të popullit libian”, tha ministri
i Zyrës së Jashtme britanike, Allister Bërt.
Udhëheqësi libian, duke folur në një tubim në perëndim të Tripolit, tha se “do të luftojë deri në fund”.
(REL)