Në kohën e sotme ka ndryshuar komplet vlerësimi i sendeve, analizimi i ngjarjeve dhe shikimi ndaj botës. Të logjikuarit dhe të arsyetuarit sot është në një nivel më të lartë. Mosbesimi dhe ateizmi po flet në emër të shkencës dhe filozofisë. Përballë kësaj edhe muslimanët duhet të përgjigjen me të njëjtën gjuhë dhe, kjo lidhet nga afër me njohjen e kulturës së epokës sonë. Kjo është dija dhe shkenca e vërtetë. Dituria dhe përparimi janë cilësi të pandashme të besimtarit.
Njeriu që nuk njeh epokën ku jeton, ndodhet në një qorrsokak mashtrues. Një njeri i tille lodhet më kot që t’ju flasë të tjerëve në lidhje me fenë dhe besimin. Koha dhe evoluimi i ngjarjeve në mos sot, nesër, do ta lënë të pafuqishëm njeriun dhe pa ndonjë ndikim. Për këtë arsye, muslimani duhet t’i shpjegoje gjërat në një nivel të përshtatshëm dhe në përputhje me kulturën dhe nivelin e dijes së sotme si dhe të komunikojë me të tjerët në të njëjtin nivel. Duhet të theksojmë me force faktin që udhërrëfyesit dhe këshilluesit që do të mund t’i mbahen këtij fati në ditët e sotme, Ditën e Gjykimit do të bëjnë shefat për shumë persona dhe do të zënë vend pas profetëve, sepse kjo është një detyrë e shenjtë dhe e rëndësishme. Sado e vështirë është të arrihet një pikë e tillë po aq është edhe e nevojshme.
Njeriu që nuk njeh kohën ku jeton s’ka ndonjë ndryshim me ata që jetojnë nën tokë. Njeriu i kushtuar thirrjes duhet të ketë nivel të lartë. Ndërkohë që ai me kokë shëtit mes yjeve me zemër e me shpirt duhet bërë jetë në thellësitë e parajsës. Mendja duhet ta marrë atë dhe ta çojë në laboratorët e Pastorit, duhet ta shëtisë me Ajshtajnin në thellësitë e ekzistencës, dhe me shpirtin e natyrshëm të zërë vend pas të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe disa herë në ditë ta kalojë përmes shkollës së tij të jetës. Ky do të ishte pasuesi i devotshëm sipas meje.
Shihni vulën e Profetëve (a.s.) sesi u mor vesh në epokën e tij duke ia paraqitur si shembull çdo gjë për të ftuar në besim bashkëkohësve të tij. Çdo urdhër që vinte nga Allahu i Madhërueshëm nuk binte në kundërshti me ngjarjet që ndodhin në univers. Mjafton që njeriu të zotërojë shpirtin dhe qëllimin e ekzistencës dhe thirrjen ta përshtatë me të. Sahabët, duke zbatuar mësimet e marra, e kryen detyrën e thirrjes në përputhje me kushtet e ditëve që jetonin dhe në përputhje me personat me të cilët ishin në kontakt. Për këtë arsye, ata, në një kohë të shkurtër, u ngjitën në një nivel të fuqishëm e dominues, të aftë për të gjunjëzuar të gjithë botën. Të gjithë ata që erdhën më pas që mund t’i afroheshin të Dërguarit të Allahut ndoqën të njëjtën mënyrë sjelljeje dhe komunikimi. Iman Gazali, Imam Rabani dhe Mevlana Xheladin Rumi e thurën rrjetën e thirrjes me botëkuptimin dhe kulturën e kohës së tyre. Për këtë arsye ndikimi i tyre ndihet fuqishëm edhe sot. Por, sa keq që i kthyem shpinën dijes si një trashëgimi e keqe, harruam cilësitë që na bëjnë muslimanë të vërtetë duke u bërë kurban të injorancës dhe paditurisë së zemrave tona.
Përdorimi i rrugëve të drejta
Njeriu i thirrjes, ndërsa fton njerëzit në rrugën e drejte, duhet të tregojë shumë kujdes në përdorimin e rrugëve të pranueshme e të drejta. Për të gjetur një objekt të drejtë mund të shkojmë vetëm nëpërmjet rrugëve të drejta. Duke përdorur ajete e ndërmjetës jo të pranueshëm nuk mund të arrijmë në një objektiv të drejtë. Objektivi ynë është e drejta. Kundërshtari ynë është e liga. Për të arritur objektivin tonë të drejtë nuk mund të përdorim teknikën e kundërshtarit tonë, pasi atëherë do të përjashtonim dhe do të hidhnim poshtë veten tonë dhe gjithçka që kemi bërë. Asnjë çështje s’mund të ngrihet mbi gënjeshtrën dhe nëse ngrihet s’e ka jetën e gjatë. Allahu (xh.sh.) ju ka prerë begatitë dhe përparimin atyre që ndjekin rrugë të ngjashme për t’i shërbyer Islamit. Ata mund të tubojnë mijëra njerëz shesheve dhe të mbajnë fjalime, por përballë turmave të tyre të mëdha në dukje, tre ushtarë të devotshëm të kësaj rruge që fjalën dhe veprimin e kane një, në një shtëpi mjaft të thjeshtë me thirrjen dhe që mund t’i bëjnë thirrje një grupi të vogël, janë edhe më të suksesshëm dhe të dobishëm. Njëri nga njëmijë përfundon në një të vetëm, ndërsa tjetri nga një është i predispozuar për t’u bërë njëmijë. Zemrat janë në dorën e Allahut (xh.sh.). Për t’i bërë njerëzit të pranojnë fjalën dhe këshillat apo për të përgatitur shpëtimin e tyre përmes fjalëve tona, është diçka drejtpërsëdrejti në dorën e Allahut (xh.sh.). Për rrjedhojë, nëse qëllimi ynë është orientimi i njerëzve në rrugë të drejtë, gënjeshtrat dhe mashtrimet që do të përdoreshin në vendet që do të jepnin një rezultat të dobishëm, do të shkaktonin pasoja të dëmshme. Jemi të detyruar dhe të caktuar që detyrën që kemi marrë përsipër ta kryejmë brenda kornizës që na ka caktuar Islami. Për këtë arsye, në emër të shërbimeve të Islamit, nuk bëhet fjalë që të rrëshqasim në një mjedis jo të pranueshëm. Madje, sot, kur e vërteta dhe gënjeshtra shihen në të njëjtën vitrinë, jemi të detyruar të flasim drejt, të sillemi drejt dhe të përfaqësojmë të drejtën pa e deformuar.
Të shmanget egoizmi
Egoizmi dhe uni, si për personin që bën thirrjen si dhe për atë që dëgjon, është një faktor pengues për të qenë i suksesshëm dhe i pranueshëm. Për këtë arsye çdo besimtar duhet të largohet nga këto veti të dëmshme dhe gjërat që do të përcjellë t’i shprehë me modesti. Modestia do ta bëjë dëgjuesin që të heqë dorë nga inati dhe kryeneçësia. S’është e mirë për asnjë njeri që të jetë egoist dhe të ketë teorinë e unit. Është parë shumë herë që ftuesi mund të mos ketë ndikuar tek asnjë njeri, megjithëse është munduar të përdorë gjithë aftësitë bindëse, zgjuarsinë, dijen, logjikën dhe elokuencën në të folur, duke mbajtur fjalime mahnitëse, në rastet kur është i ndrojtur për të thënë dy fjalë mund të jetë ndikues, në mënyrë të paimagjinueshme, për të shpëtuar dhe kthyer një pjesë të njerëzve në rrugë të drejtë