Ofendimi i islamit në lojëra
El-Ithnejn, 16 Dhul Hixheh 1431 / 22 11 2010
Duke folur për armiqtë e muslimanëve Allahu i Madhëruar thotë: O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat e tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni. (3:118)
Dhe thotë i Larti: Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do. (2:212)
Dhe thotë i Lartësuari: Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. (2:217)
Mosbesimtarët luftën e tyre kundër muslimanëve nuk e kanë kufizuar vetëm në fushëbeteja në vendet muslimane, ku i kanë instaluar ushtritë dhe regjimet felëshuese të tyre, por luftën e tyre kundër islamit dhe muslimanëve e kanë përhapur në të gjitha sferat e jetës njerëzore.
Edhe në video lojëra!
Këtu do ti sjellim vetëm disa video lojëra në të cilat muslimanët dhe shenjtërit e islamit prezantohen në kontekstin negativ, në përqeshje dhe nënçmim.
1. “Devil May Cry 3 (lojë për Sony Playstation 2) - Në një skenë tregohen dyert e Qabesë si dyer që i lidhin dy botët, botën e shejtanit dhe botën e vërtet...dhe figurën e cila i hap dyert e cila është e figuruar në mënyrë kompjuterike figurë e cila (CGI) është çlirimtar i magjisë së zezë (vepër e ndaluar në islam). Në mënyrë që të hapet dera, figura CGI duhet ti lexoj disa vargje, përafërsisht kështu: “Oj derë që e lidh botën e errësirës ...dhe ato vargje lexohen nga libri të cilin e mban në duar. Duket se ajo është Bibla, sepse, në fund të skenës, përmendet një vargj i cili flet për shtat mëkate të cilat mund ti gjejmë në Bibël... Ashtu që fëmijës në lojë, në realitet, i dërgohet mesazh se dyert e Qabesë kinse janë dyer të së keqes dhe errësirës, dyer pas së cilës fshihet bota e së keqes (islami).
2. “Counter Strike Condition Zero Deleted” - Në etapën e parë të lojës ai që luan duhet të luftoj dhe të gjuaj kundër ushtarëve të cilët tregohen si musliman. Nëse ia vëmë vëmendjen ...gjatë lojës, atëherë kur e qëllojmë, mund të dëgjojmë se si ushtarët thonë “Allahu Ekber!...Xhihad!” Natyrisht, e tërë kjo në konteksti negativ.
3. “Prince of Persia - Në shpatën e cila përdoret në lojë mund të vëreni një kaligrafi arabe ku është shkruar hadithi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, “Përcjellin nga unë, qoftë edhe një ajet” dhe gjithashtu ajeti: Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh. (El-Ahzab, 71). Është e tepërt të sqarohet se si qëllimi i shkrimit të ajetit dhe hadithit në shpatë e cila mbyt, në realitet, është ofendim i islamit dhe dogmave islame.
Burimi:Prisoner oj Joy
Bota Islame