Nga mrekullitë e Allahut xh.sh. që krijoi në univers, përveç ndryshueshmërisë
dhe llojllojshmërisë së krijesave, është edhe fakti se Ai, çdo krijesë krijoi
çift (mashkull dhe femër).
Allahu
xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë: “O
ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj, që ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga
ajo krijoi palën tjetër (shoqen e saj), e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra.”[1]
Dallimi
midis dy gjinive, mashkullit dhe femrës nuk bëhet për shkak të faktorëve
shoqërorë, siç po theksohet shpeshherë në shoqëri, por për shkak të faktorëve
biologjik që ndikojnë edhe gjatë krijimit të tyre, respektivisht para lindjes.
Dallimet midis mashkullit dhe femrës nuk janë vetëm në gjymtyrë si pjesë
organike siç janë uni i saj dhe paraqitja e shtatzënësisë, por dallimet kanë të
bëjnë me natyrën e krijimit të saj. Dallimet janë të rezultuara nga vetë krijimi
i pëlhurës dhe nga sistemi i absorbimit të elementeve kimike që dalin nga
vezorja. Andaj, këto fakte po i injoron shoqëria jonë duke prishur rendin në
emër të ligjit dhe drejtësisë që në emër të josdiskriminimit të një pakice të
diskriminojnë tërë shoqërinë duke disbalansuar tërësisht mes gjinive. Islami i
koncipon funksionet e tyre në shoqërinë myslimane, jo si antagoniste por si
komplementariste. Çdonjëri ka detyrat që janë në pajtim me natyrat dhe
konstitucion specifik.[2]
Homoseksualizmi
sëmundje e jo civilizim
Nga
ky ajet qartë vihet në pah se mashkulli dhe femra janë dy pjesë të një tërësie,
janë pjesë të vetme përbërëse të familjes, kurse nga ana tjetër familja është
bërthama e shoqërisë[3].
Askush
nga njerëzit e mençur, dijetarë, sociolog, pedagog, teolog apo ndonjë profil
tjetër, që din ta përdorë logjikën e tij të shëndoshë nuk mund ta kontestojë
realitetin se sot, në mileniumin e tretë, bota bashkëkohore, bota e shkencës dhe
teknologjisë, ballafaqohet me problemin më serioz që i kanoset qenies njerëzore
e që është çrregullimi i familjes. Njeriu është i krijuar që të jetojë,
logjikojë dhe veprojë, e njëkohësisht përmes të të logjikuari dhe veprimit të
adhurojë Krijuesin e tij. Gjatë kësaj periudhe, s’ka dyshim se do të
ballafaqohet dhe sprovohet me probleme të ndryshme jetësore, por ato duhet
zgjidhur me durim, logjikë të ftohtë, mençuri dhe aktivitet konkret. Kjo zaten
është dhe karakteristika që e dallon qenien njerëzore nga qeniet tjera. Mirëpo
shpeshherë vërejmë, se njeriu për të zgjidhur problemet në ekzistencë nuk
përdorë logjikën e shëndoshë, por epshet dhe teket e tij, që në favor të tij
janë vetëm për momentin, kurse më pas janë fatale.
Në
të shumtën e rasteve pasojat e kësaj anomalie (homoseksualizmit) sociale duhet
kërkuar te disa faktorë që kanë të bëjnë me lirinë e pakufizuar çoroditëse dhe
të pakontrolluar të shoqërisë. Faktori më me rëndësi që nxitë në këtë, e që
duhet patjetër theksuar është zhveshja e qenies njeri nga petku i devotshmërisë
dhe idealit shpirtërorë, dhe dhënia e tij pas epsheve, pasioneve dhe
materializimit të plotë të tij.
Pasojat
janë të dukshme, ngase njeriu ka filluar të anashkalojë dhe të harrojë se është
qenie dualiste, dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të lë pas dore njërin prej dy
komponentëve përbërës të qenies së tij. Gabimi edhe më fatal është kur njeriu
heton gabimin e tij dhe nuk pendohet nga për të, por me kokëfortësi vazhdon që
edhe më tutje të veprojë në të njëjtën vijë, bile edhe duke e arsyetuar me
faktorin kohë, por harroi se koha nuk ka qenë asnjëherë e as që do të jetë
ndonjëherë fajtore për devijimin e njeriut.
Udhëheqësit
e botës bashkëkohore në akademitë, qeveritë, parlamentet dhe institucionet
shoqërore, civile shkencore dhe politike, në vend se të merren me sanimin e
gabimeve dhe anomalive sociale meqë nuk kishin paraparë masa preventive me kohë,
ata në emër të lirisë të pakicave grupore po hartojnë dhe sjellin ligje për të
ligjësuar anomalinë. Sipas bindjeve të mia, pakicat e tilla janë grupe të
sëmura, që nëse shoqëria njerëzore nëse dëshiron që vërtetë tu ndihmojë dhe
duhet tu ndihmojë, atëherë duhet shëruar ata njerëz, e jo të legjitimohet
sëmundja e tyre me ligj dhe normativë.
Natyrshmëria
në të cilën është krijuar njeriu është martesa në mes dy gjinive të kundërta,
sepse vetëm aty fillon zanafilla e shëndoshë e familjes si bërthama e parë e
shoqërisë njerëzore. Homoseksualizmi apo lezbeizmi , si dhe kurorëzimi mes dy
personave të së njëjtës gjini është që alarmon për një anomali dhe sëmundje, te
disa persona të kufizuar në numër, kurse sjellja e ligjit nga njerëzit e mençur
për ti dhënë legjitimitet kësaj sëmundje alarmon se e tërë shoqëria është e
sëmurë.
Me
që është realitet se prej të gjitha krijesave që krijoi Allahu xh.sh., njeriun e
ngriti mbi të gjitha, duke i dhënë mendjen për të logjikuar, dhe atë e bëri
mëkëmbës dhe sundues në tokë, kurse të gjitha krijesat tjera i vuri në shërbim
të tij. Po si duket njeriu nga mendjemadhësia e tij po keqpërdorë këto begati
duke i devijuar nga natyrshmëria e saj. Ja një shembull: theksuam më parë se të
gjitha krijesat janë të krijuara çift dhe tek (mashkull dhe femër) dhe shtimi i
tyre është përmes bashkimit të dy gjinive. Por nuk dihet se ndonjë krijesë
tjetër nga kafshët apo bimët të ketë lejuar kurorëzimin mes dy gjinive, përveç
njeriut që, jo vetëm që po e lejon, por edhe po e arsyeton me ligj! Kjo është
logjika e sëmurë e njeriut, që e degradon atë nga të gjitha krijesat e tjera.
Andaj e vërteta është ajo që e thotë Allahu xh.s. në Kur’anin Famëlartë ku
thotë: “Vërtet,
Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e
të ultëve.” (Et-Tin: 4-5)
Homoseksualizmi
dhe e drejta Islame
Homoseksualizmi
sipas parimeve dhe principeve të përgjithshme të jurisprudencës islame përveç se
sëmundje, është vepër e ndytë që konsiderohet vepër penale. Se homoseksualizmi
është veprim penal në të drejtën islame, të këtij mendimi janë të gjithë
juristët islam pavarësisht nga vendi dhe koha. E vetmja çështje që juristët
islam kanë kundërthënie mes tyre e që debatojnë përmes argumenteve është lloji i
sanksionit që duhet zbatuar ndaj kryerësit të kësaj vepre penale. Andaj në
shoshitjen e shumtë të mendimeve mes dijetarëve dhe juristëve islam, përfitojmë
dy mendime më përmbajtjesore që duhet theksuar.
Sipas
juristit të njohur dhe themeluesit të shkollës së juridike malakite, Imam
Malikut, sanksioni ndaj homoseksualizmit është kapital, që është gjuajtja
me gurë deri në vdekje. Sipas mendimit të Imam Malikut, në këtë
rast, pra në zbatimin e sanksionit të homoseksualizmit nuk ka dallim mes
personit që e ka kryer këtë vepër e që është i martuar apo i pa martuar.[4]
Juristët
e dy shkollave juridike islame (medhhebeve) shafiite dhe hambelite janë të
mendimit se dispozita dhe tretmani i sanksionit të veprës penale
homoseksualizmit është identike me dispozitën e sanksionit të veprës penale të
prostitucionit. Nga kjo nënkuptohet se kryerësi i veprës penale homoseksualizëm,
homoseksuali i cili ka kryer këtë vepër, nëse është individ i cili akoma nuk ka
krijuar familje të rregullt, pra është i pa martuar, sanksioni
i tij është njëqind shkopinj, kurse nëse kryerësi i veprës ka
kryer veprën duke qenë i martuar, ndaj tij zbatohetsanksioni
i Rexhmit (mbytjes)[5]
Kurse
siç duket qëndrim pak më të butë ndaj kësaj çështje ka imam Ebu Hanife, që sipas
mendimit të tij, homoseksualizmi konsiderohet veprim penal, por imam Ebu Hanife,
është i mendimit se homoseksualizmi nuk konsiderohet prostitucion i cili
sanksionohet me sanksion të përcaktuar (Had). Arsyeja se pse Ebu Hanife e dallon
sanksionin e homoseksualizmit nga sanksioni i prostitucionit është se me
kryerjen e kësaj vepre nuk bëhet ngatërrimi dhe përzierja e pasardhësve. Andaj,
ai mendon se sanksioni i kësaj vepre është sanksion i pa përcaktuar –
diskrecional (Ta’ziri) që do të thotë se lloji dhe sasia e sanksionit është në
kompetencat e gjykatësit, dhe ai sjell aktvendim sipas asaj që e parasheh dhe
konstaton gjykatësi gjatë trajtimit të lëndës në procedurën gjyqësore.[6] Nga
kjo nënkuptohet se sipas mendimit të Ebu Hanifes gjykatësi ka drejtë ligjore që
kryerësin e kësaj vepre ta sanksionojë me sanksion mjaft kapital që është privim
nga liria deri në vdekje apo deri sa të pendohet. Megjithatë sipas mendimit të
tij, nëse kjo dukuri – anomali shtohet dhe merr përmasa të mëdha në shoqërinë
islamë, atëherë, gjykatësi ka të drejtë ligjore që vepruesin e kësaj vepre të
sanksionoj me sanksion kapital që është vdekja, por ky sanksion, tani më
konsiderohet sanksion politik e jo sanksion i përcaktuar Hadd.
Në
këtë rast do të theksojmë edhe një fakt që është mjaft interesant në shkollën
juridike hanefite, e që përfaqëson lirinë e shprehjes dhe të menduarit në këtë
shkollë. Bëhet fjalë për dy juristët eminentë të medhhebit hanefi, që janë edhe
nxënësit e Ebu Hanifes, pra imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamedi, të cilët nuk
mbështetin mendimin e mësuesit të tyre në këtë çështje, pasi që janë të mendimit
se homoseksualizmi është veprim penal që sanksioni i tij është i ngjashëm me
sanksionin e veprës penale të prostitucionit. Pra bashkohen me mendimin e Imam
Shafiut dhe të Imam Ahmedit.
Burim sherifi