Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëbërësit
Thotë Alla-llhu subhanehu ve teala:”Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm”. (Llukman-6)
Thotë All-llahu subhanehu ve teala:”E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra ti përgëzoje atë me një dënim të dhëmbshëm”.(Llukman-7).
Parathënie
Vërtetë vetëm All-llahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës sonë dhe veprave tona. Kënd e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kënd e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” “O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetëje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” “O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatët e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” ”Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Duke vazhduar:
Dije se prej gjërave që pa tjetër duhet t’i njohësh është njohja dhe shpjegimi i qëndrimit të Islamit ndaj çëshjtes së instrumenteve muzikore, muzikës dhe vallëzimit, vetëm se na ka qartësuar Sheriati ndalimin e saj …është e ditur (e njohur) sipas sheriatit tek pasuesit e diturisë siq janë: (katër imamët-Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi -All-llahu i mëshiroftë), është vërtetuar tek ta ndalimi i muzikës me argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti se muzika është e ndaluar-haram.
Këta janë pasuesit e udhëzimit dhe fesë së vërtetë, të dalluar me dituri të dobishme dhe punë te mira, dritat e tyre të shkëlqyera me rrespekt të përgjithshëm dhe argumentet e tyre të qarta, medh-hebi i tyre është i qartë, argumentet e tyre janë ngadhnjimtare.
Mjet për ta është Libri, kurse argument është Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojnë kah mendimet (personale), pranohet prej tyre ajo që është transmetuar nga i Dërguari i All-llahut, ata janë imamët tanë të drejtë, mbrojtës të fesë, bartës dhe enëbartës të diturist, nëse janë kundërshtuar në ndonjë hadith përsëri janë kthyer në të (hadith-sunnet), dhe çkado që kanë gjykuar me të ai është i pranuar dhe i mirëpritur.
Ata janë të drejtë dhe rruga e tyre poashtu është e drejtë, çdo bidadgji, kërkues i diturisë dhe pasues (mukalid) do të njihet me medhhebin e tyre … All-llahu është mbrojtës .Të cilët ishin të sinqertë me All-llahun, Librin e Tij, me të Dërguarin e Tij subhanehu ve teala dhe me Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut, nuk i kanë kundërshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe janë nënshtruar në atë që janë urdhëruar…….
Ibn Kasim All-llahu e mëshiroftë, i ka sqaruar mirësitë e katër Imamëve ku edhe thotë:”Obligohemi t’i urrejmë dhe t’i ndalojmë ata që flasin kundër Mirësive të katër Imamëve dhe gjithashtu të Imamëve tjerë të fesë për shkak të urrejtjes ndaj tyre, ata janë fitimtarë në ajetet dhe lajmet e vërteta, në gjurmë dhe argumente të shumta të logjikshme (Kur’an dhe Sunnet), pasuesit e mirësisë janë të bashkuar tek ne, ata na kanë përcjellur neve fenë, i kanë kthyer një numër të madh të muslimanëve që të ju punojnë në medh-hebin e tyre prej lindjes së Islamit deri në ditët e sotme, por nuk dihet dituria e tyre vetëm se nga librat e tyre dhe nuk ruhet feja vetëm se nga rruga e tyre, dhe obligohemi që t’i nderojmë ata dhe të kemi respekt ndaj tyre, sipas punës së tyre, dhe mendimeve të mira për ta, sepse ata janë të zgjethurit e Ummetit, dhe zëvendësuesit e të Dërguarit të All-llahut, dhe njohja e fjalëve të tyre është shkak për të qëlluar njohjen e të vërtetës. [1]
Kjo broshurë na qartëson mendimet e vërteta të katër Imamëve në vendimin e Islamit ndaj instrumenteve muzikore dhe këndimit (vallëzimit), sikur që shëron një problem të madh që i nevoitet muslimanit në këtë kohë, ai problem është problemi i injorancës në vendimin e muzikës në këtë botë të tronditur dhe të ndryshuar.
E lusim All-llahun që të na sjell dobi për atë që e dimë, të na mësoj me atë që kemi dobi, të na bëjë diturinë argument për neve në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe të mos na bëjë argument kundër neve.
Lutjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut Muhamedin alejhi selam, familjen,shokët dhe pasuesit e tij në përgjithësi.
Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirbërësit
Përmendja e argumenteve dhe gjurmëve tek katër Imamët për ndalimin e ndëgjimit të .
instrumenteve muzikore dhe te kenduarit.
1-Medh-hebi i Imam Ebu Hanifes, All-llahu e mëshiroftë:
Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se:”Ebu Hanifeja e ka urrejtur muzikën dhe e ka bërë ndëgjimin e muzikës prej mëkateve.[2]
Dhe ka thënë :” dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes”.[3]
Transmetohet nga Ebu Hanifeja All-llahu e mëshiroftë i cili thotë :” Të kënduarit (muzika) është e ndaluar-haram- në të gjitha fetë “.[4]
Thotë Ibn Kajjimi në librin e tij “Igathet el-Lehfani (fq-348) ”: Medhhebi i Ebu Hanifes në këtë (muzikën) është medhhebi më i rreptë prej medhhebeve, dhe fjala e tij në këtë çështje prej fjalëve më të ashpra, dhe i ka qortuar shokët e tij për ndalimin e të ndëgjuarit të të gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe të rrahurit të tupanit dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, është rrugë që të shpie në mëkat, dhe nuk i pranohet dëshmia (i refuzohet), dhe më rigoroze se kjo kanë thënë :”Me të vërtetë ndëgjimi është mekat, dhe të shijuarit e saj është kufër (mohim), kjo është shprehja e tyre”.
2-Medh-hebi i Imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë:
Nga Is’hak bin Isa et-Tiba i cili thotë:”E kam pyetur Malik bin Enesin për lehtësimin e banorëve të medinës për këndim(muzike) ? dhe Ai tha :”tek ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët) !!!. [5]
Transmetimi është i vërtetë e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, poashtu edhe Ibn Xhevziu në librin e tij “Telbis Iblis (fq-282) ” nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku.
Thashë (Autori) : ky sened është i vërtetë, sikur që e ka vërtetuar Shejh Albani në librin e tij “Ndalimi i instrumenteve muzikore…… (fq-98)”.
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi :”Sa i përket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar këndimin,(muziken) dhe të ndëgjuarit e saj , dhe ky ishte medhhebi i gjithë medinës”.[6]
Thotë Ibn Kasim :”E kam pyetur Malikun për këndimin(muziken), e ai me tha:”ka thënë All-llahu subhanehu ve teala :”dhe çka pas të vërtetës ! vetëm së humbje, e çfarë e vërtetë është kjo?[7]
Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni i cili është pyetur dhe i është thënë :” Ju po e lehtësoni këndimin? tha: ” All-llahu na ruajt këtë! një gjë të tillë tek ne nuk e bën askush përveç se hipokritët (fasikët)”.
Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, nga transmetimet e Abbas bin Muhamed ed-Duri ku thotë e kam ndëgjuar Ibrahimin me të . Thash (Autori):senedi është i vërtetë.
Thotë Ebu Tajjib el-Taberi:” Ky është medh-hebi i gjithë Medinës”.
3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e mëshiroftë:
Nga Shafiu All-llahu e mëshiroftë i cili thotë:”Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi,[8]e kanë shpifur zindikët[9] për ti larguar njerëzit nga Kur’ani “.
Transmetimi është i vërtet e ka nxjerur ebu Nuajm në librin “El-hiljetu, (vëll. 9, fq-146)”, poashtu edhe Hal-lali në “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-151)”, dhe Ibn Xhevziu në “Telbis Iblis (fq-283)”, të dy rrugët e transmetimit janë nga Hasen bin Abdulaziz el-Xhervij ku thotë: “E kam ndëgjuar Shafiun me të”. Thashë senedi është i vërtet .
Thotë Ibn Tejmijje në “Fetava (vëll.11, f.507)” “Atë që e ka përmendur Shafiu është se ajo (muzika) është prej shpifjeve të zindikëve”, kjo është fjala e Imamit me përvojë në rregullat e Islamit, me të vërtetë ky ndëgjim nuk ka qenë vullnet i njerëzve që të thirin në të, përveç ai i cili është quajtur (akuzuar) si zindik”…..etj.
Thotë Ibn Xhevziu: “Shokët më të mëdhenjë të Shafiut e kanë kundërshtuar (urrejtur) të ndëgjuarit e muzikës .[10]
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi All-llahu e mëshiroftë:”Nuk lejohet të kënduarit, të ndëgjuarit dhe as të rrahurit e tupanit, dhe thotë kush i’a mvesh këtë Shafiut vetëm se ka gënjyer ndaj tij”.[11]
Thotë Ibn Xhevziu:”Këto janë fjalët e dijetarëve Shafi-itë dhe pasuesve të tyre, ndërsa e kanë lehtësuar atë (muzikën) të mëvonshmit nga mangësia e diturisë së tyre dhe mundja e injorancës (epsheve).[12]
Thotë Imam Shafiu në librin e tij “el-Umm (vëll. 6, fq-209):”Të kënduarit është mekruh[13], i përgjason të kotës, kush vazhdon me atë është (ipa mend)I mangët dhe i refuzohet dëshmia”.
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi:”E ka bërë pronarin e saj të mangët sepse ai i ka thirrur njerzit në të kotë, dhe kush i thërret njerëzit në të kotë ai është i mangët, hipokrit (fasik)”.[14]
Thotë Ibn Kajjimi në “Igathetu el-Lehfani (fq350)”: ”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe poashtu të diturit në këtë medh-heb kanë qenë më rigorozët në të shprehurit e tyre për këtë – d.m.th-muzikën.
4-Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e mëshiroftë.
Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli i cili thotë:”E kam pyetur Babain për këndim(muzikën), më tha:”të kënduarit e futë nifakun në zemër, nuk më quditë mua kjo gjë”.
Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-142), Thash (Autori): senedi është i vërtetë.
E ka përmendur ibn Xhevziu në “Telbis Iblis -(fq280):”nga ebi Harithi ku thotë:”E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezinë[15],? Tha:”e dobëson zemrën dhe tha :”është bidat -risi ”.
Transmetimi është i vërtetë dhe ka nxjerur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-151)”, nga rrugët e Muhammed bin ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer e këta nga ebu Harithi i cili u ka folur për këtë, Thashë: dhe ky sened është i vërtet.
Thotë Ibn Xhevziu:”Të kënduarit që njihet sot, është e ndaluar tek Imam Ahmedi e si sikur ta dinte ai se çka kanë shpifur njerëzit në të!!!”[16].
Thashë: All-llahu e mëshiroftë Ibn Xhevziun, sepse sikur ta kishte ditur se çka kanë shpifur njerëzit prej të kënduarit dhe të shtuarit në këtë kohë prezente !!!.
Thotë Ibn Xhevziu:”Kanë thënë fukahatë (Juristët) nga shokët tanë –d.m.th. Hanbelitë, nuk i pranohet dëshmia atij i cili këndon dhe valëzon, All-llahu na ndihmoftë [17].
Thotë Ibn Tejmijje në Fetava ( vëll.11, fq-576):”Medh-hebi i katër Imamëve për instrumentet muzikore është se te të gjithë është e ndaluar-haram-”.
Thotë Ibn Kajjimi në “Igathetu el-Lehfani (vëll 1, fq-350)”:” Le ta dinë se defi të rinjtë dhe këndimi nëse bashkohen, atëherë ndëgjimi i tyre është i ndaluar tek Imamët e medh-hebeve dhe tek dijetarët tjerë musliman”.
Thotë Ibn Tejmijje në “Menhaxh el-Sunneh” (vëll 3, fq-439):”janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara -haram- gjithashtu edhe ato që të shpiejn drejt epshit- sikur çiftelia-kitara etj etj.
Thotë shejh Muhamed Nasirudin el-Albani në librin e tij :”Tahrim Alatu et-Tarb…(fq-105)”:”Dijetarët, Fukahatë –dhe katër imamët – janë të një mendimi se ndalohen-haram-instrumentet muzikore, duke pasur për bazë hadithet e Pejgamberit alejhi selam dhe gjurmët e Selefit”.
Këta katër prej më të dalluarit (dijetarë) tek muslimanët kanë folur për ndalimin -haram-e të ndëgjuarit të muzikës, këndimin dhe vallëzimin, e kush vjen pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim?, e çka pas të vërtetës, vetëm se humbje.
Dhe thirja e jonë e fundit është se Lavderimi i takon vetëm All-llahut Zotit të botëve, përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut, Muhamedin alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.
Autor: Ebu Abdurrahman Fevzi bin Abdullah El etheri
Burimi : Www.ZeriMusliman.Info