rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Qendrimi i kater medhhebeve ne lidhje me urimin dhe festimin e festave te jobesimtareve.... | |
Tek Hanefijtë (Allahu i mëshiroftë)Ka thënë Ebu Hafs el-Kebir, Allahu e mëshiroftë: Sikur një person të ketë adhuruar Allahun 50 vite, pastaj vjen në ditën e “Nejruzit” (festë persiane, që do të thotë "dita e gëzimit") dhe i dhuron disa politeistëve (mushrikëve) ve, dëshiron madhërimin e asaj, ai dite veç ka bërë kufër dhe ia janë rrëzuar veprat. Autori I el-Xhami El-Asgar ka thënë: Nëse i ka dhuruar ditën e “Nejruzit” një muslimani tjetër dhe nuk ka për qëllim madhërimin e asaj dite, por si traditë që e bëjnë disa njerëz, në këtë rast nuk bën kufër, por nuk duhet që atë ta bëjë në atë ditë veçanërisht, por e bën para ose pas që mos të përngjasoj me atë popull. Muhamedi alejhi selam ka thënë :” Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre". El-Bahru-Rraik iben Nuxhejm el-Hanefij 8\555.Tek Malikijtë (Allahu i mëshiroftë)Është pyetur ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, për hipjen në anijen në të cilën hipin të krishterët për festat e tyre, ai e ka urryer këtë nga frika se mund të zbres hidhërimi (i Allahut) mbi ta, për shkak të kufrit për të cilin janë bashkuar. Ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, e ka urryer që muslimani t'i dhuroj të krishterit dhurata për këtë festë. Këtë e ka llogaritur nga madhërimi i festës së tij dhe ndihmë për kufrin e tij. A nuk e dini se muslimani e ka të ndaluar t'i shet të krishterit diçka që e ndihmon në festën e tij, si: mish, erëza, rroba, nuk i jep hua kafshën e as nuk e ndihmon në diçka prej fesë së tij, sepse kjo është nga madhërimi i politezmit të tij dhe ndihmë për mosbesimin e tij. Sulltani duhet të ndalojë muslimanët nga kjo. Ky është mendimi i imam Malikut, Allahu e mëshiroftë dhe të tjerëve dhe nuk di që dikush nuk është pajtuar me këtë. El-Medhal ibën Haxh el Malikij 2/46.47.Tek Shafijtë (Allahu i mëshiroftë)Ibën Haxher el-hejtemi esh-Shafij, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Prej risive më të turpshme është konfirmimi i muslimanëve të krishterëve në festat e tyre me përngjasim, si, në ushqim, dhurata për ata dhe pranimin e dhuratave prej tyre…”. El-Fetava fikhije kubra ibën Haxher el-Hejtemi 4/238, 239,Tek Hanbelitë (Allahu i mëshiroftë)El-Behuti ka thënë: ”Është e ndaluar t'ua urojmë (festat), t'i ngushëllojmë…". Po ashtu thotë: "Është e ndaluar të prezentojmë në festat e jehudëve dhe të krishterëve dhe të tjerëve prej kufarëve". Kesful-kana an metnil ikna, lil Behurij 3\ 131PËRFUNDIM: Duke u bazuar në imamët e medh’hebeve që cekëm me lartë, ne: nuk ua urojmë festat të krishterëve dhe të tjerëve, sepse këto nuk janë festat tona dhe nuk janë festa që kënaqin Allahun. Bile janë festa të shpikura nga vetë ata në fenë e tyre. Njashtu, ne nuk i përngjasojmë ata në organizmin e ahengjeve sikur këto festa, edhe pse kjo ndodhë në shumë vende me shumicë muslimane për fat të keq. Ne në këto festa gjithashtu nuk shkëmbejmë dhurata, nuk shpërndajmë ëmbëlsira, e as ushqim, dhe nuk e ndërpresim punën, siç ndodhe tek ne dhe tek muslimanët.Përmblodhi dhe përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi | |
|