1. Çuditem me atë që është sprovuar me brengë, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartëmadhëruar: “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtet jam kriminel”, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e brengoste.” (Enbija, 87-88)
2. Çuditem me atë që është sprovuar me fatkeqësi, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartëmadhëruar: “Zoti im më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit”, ndërsa Allahu I Lartëmadhëruar thotë: “Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte…” (Enbija, 83-84)
3. Çuditem me atë që është sprovuar me frikë, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahu të Lartmadhëruar: “Na mjafton neve Allahu, eh sa mbrojtës i mirë është Ai”, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të Allahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe…” (Ali Imran, 173-174)
4. Çuditem me atë që është sprovuar nga kurthat e njerëzve se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartmadhëruar: “Unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit”, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Dhe Allahu e ruajti nga të këqijat dhe kurthet e tyre…” (Gafir, 44-45)
O Allah na bëj nga ata që të kujtojnë dhe falënderojnë, e jo nga ata që të harrojnë.
Përktheu: Valdet Kamberi