Pas serisë së rrahjeve gjatë disa ditëve të kaluara, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk janë lajmëruar incidente të reja.
Policia po punon në zbardhjen e incidenteve, disa persona janë arrestuar, ndërsa kundër disave janë ngritur padi penale për "dhunë". Shumica e pjesëmarrësve në zënkat janë të rinj, ndërsa në mesin e tyre ka edhe adoleshentë. Vazhdon edhe prezenca e përforcuar e policisë në terren me qëllim që të parandalohen incidente të reja eventuale.
MPB, siç paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, do të shkojë deri në fund me zbardhjen e incidenteve, gjetjen e kryerësve dhe sanksionimin e tyre.