Sipas një studimi të fundit të lëshuar nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat), 63.9 për qind e njerëzve të martuar e përshkruajnë gjendjen e përgjithshme emocionale të tyre si të lumtur, ndërsa kjo shifër bie në 52,9 për qind në mesin e njerëzve të pamartuar. Shifrat e TurkStat tregojnë se në vitin 2011, 62.1 për qind e popullsisë së përgjithshme e kanë konsideruar veten të lumtur dhe kjo shifër ka rënë në 61 për qind në vitin 2012. Megjithatë, pavarësisht nga ulja e numrit të njerëzve që e konsiderojnë veten të lumtur, numri i njerëzve të cilët kanë shpresë për të ardhmen është rritur nga 75,2 për qind në 76,6 për qind në vitin 2012. Edhe pse njihet fjala popullore "injoranca është lumturi", shifrat e TurkStat tregojnë se sa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më të lumtur janë qytetarët. Vetëm 60 për qind e të anketuarve të cilët nuk vazhdojnë arsimin e tyre pas mbarimit të shkollës fillore e përshkruajnë veten si të lumtur, ndërsa ky pretendim është bërë nga 66,4 për qind e të diplomuarve të institucioneve të larta arsimore. Duke iu përgjigjur pyetjes se nëse ata ishin në borxhe, 36.7 për qind u përgjigjën po, ndërsa 24.7 për qind kanë raportuar kursime më të ulëta se në vitet e kaluara. Për më tepër, përqindja e njerëzve që raportuan falimentimin është rritur me 1 për qind, ndërsa kjo shifër ishte 0.6 për qind në vitin 2011.[justify]