islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
119 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 119 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty96%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty0%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty0%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty0%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty1%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty2%Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! Empty
MesazhTitulli: Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!!   Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!! EmptySun 20 Mar 2011 - 11:48

Me emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Njëmendësia
e botës, prej fillimit dhe, sigurisht, deri në perëndimin e saj, është
llojllojshmëria dhe varieteti i besimit. Në të shumtën e rasteve njerëzit janë
të hutuar me këtë fakt dhe pranojnë kryesisht atë që kanë takuar ose të parën që
u është ofruar. Nëse vitet e pesëdhjeta të këtij shekulli kanë qenë të
karakterizuara me skepticizëm, të tetëdhjetat duket se kanë sjellë njëfarë
naiviteti të ri. Që të mund të thuhet se në botën e ideve dhe besimeve, në mesin
e ideve dhe besimeve, nuk ekzistojnë kufijtë dhe pengasat rigoroze. Kjo, është e
kuptueshme, ka për pasojë qarkullimin më të madh dhe mundësinë për përdorim më
të madh të lajmeve dhe përvojave nga bota e ideve dhe besimeve, që deri para pak
kohësh ka qenë e ndarë dhe "ajo bota tjetër". Bota bashkëkohore është bërë e
ngjashme me shtëpinë e madhe të mallrave: para sysh na qëndrojnë një mori gjëra
dhe ide. Çdo gjë mund të merret lehtë, por, po ashtu, edhe të lihet lehtë.
Bindjet ­ qoftë filozofike, qoftë politike, qoftë fetare, ndërrohen shumë lehtë.
Në të vërtetë, shumësia e religjioneve, që janë pjesë e fatit tonë botëror,
gjithnjë e më shumë dëfton që llojllojshmëria e jashtme, në të vërtetë, nuk
është e tillë çfarë duket po të shikohet më me vëmendje dhe më thellë. Qindra
kategori konfirmohen për të gjitha religjionet e botës. Është e qartë, po kështu
se ngjashmëritë dhe fushat e përbashkëta, përfshijnë hapësirë shumë më të madhe
sesa dallimet. Por, që t'i konfirmojmë këto ngjashmëri dhe dallime, që t'i
kuptojmë, paraprakisht duhet të lirohemi nga paragjykimet që i bartim.

Për
ta kuptuar fundamentalizmin, që është objekt i shqyrtimit tonë, duhet të
shtrohet pyetja vendimtare e rëndësisë teorike dhe praktike: si të vëzhgohet kjo
dukuri pa e katandisur këtë vëzhgim në rrënimin mizor të dialogut, si t’i
qëndrojmë besnikë porosisë kur'anore:

"...
Diskuto me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë….!” (En ­ Nahl, 125)?

Kjo
pyetje, pastaj, shtrihet në një kurorë të madhe (druri) degësh:

Si
të bëhet që vëzhgimet e ndryshme të plotësohen reciprokisht? Kur i përkasim
këtij apo atij versioni të fundamentalizmit dhe kur nuk i takojmë asnjërit, si
do ta sendërtojmë detyrën tonë të vëmë rend në Tokë dhe paqe ndër njerëzit, në
frymën e urdhrit kur'anor:

"...
Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe
jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni All-llahut sepse Ai dënon ashpër.”
(El-Maide, 2)?

Si
do të sigurojmë që mozaiku i botës, dallimet mes njerëzve dhe llojllojshmëria e
ideve të bëhen pasuri e botës e jo shkaqe të ekskluzivitetit dhe dhunës, në
dritën e parimit kur'anor:

“O
ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i
ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është
shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Huxhurat, 13)?
Si
do ta përcjellim ndjenjën për korrektësinë e bindjeve tona te të gjithë njerëzit
e që gjatë kësaj të bëjmë mirë e jo dhunë, si e urdhëron këtë Kur'ani
shprehimisht:

"...
Diskuto me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë….!” (En ­ Nahl, 125)?

“Sikur
të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do
t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë? (Junus, 99).

Si
do t'i kundërvihemi dhunës së atyre që besimin e vet e imponojnë me dhunën që e
kanë në dorë, dhe si do t’u përgjigjemi fyerjeve të atyre që fyejnë ata që
besojnë dhe mendojnë ndryshe, përkatësisht: si të mbetemi gjithnjë në pozicionet
kur'anore:

“Atyre
që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është
bërë e padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (muslimanëve). (U
lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u
dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i
zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e
edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do
ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe
gjithnjë triumfues.” (El-Haxhxh, 39-40);

“All-llahu
nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për
shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që
mbajnë drejtësinë. All-llahu ua ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan
për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin
tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë
dëmtues të vetvetes.” (El-Muntehane, 8-9);

por
edhe në pozicion të parimit të lartësuar kur'anor:

“Nuk
është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të
mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i
afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe
nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.” (El-Fussilet,
34-35);

“Ti
të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.”
(El-Mu'minun, 96)?

Dhe
së këndejmi, që të mund të kuptojmë fundamentalizmin, cilindo dhe të kujtdo,
është e domosdoshme qasja së paku nga dy anë: Fundamentalizmi për bartësin e tij
është rruga e rendit dhe rregullimit, rruga e zhdukjes së çrregullimit dhe e
dhunës në Tokë, rruga e çlirimit dhe e ngritjes shpirtërore, rruga e paqes dhe e
njohjes - kur është fjala për fundamentalizmat "klasikë” dhe të "reformuar". Për
fundamentalistin, njeriu është “rrëmbyer” nga natyra e vet vetjake dhe në botën
kaotike është robëruar dhe u shërbeu vlerave të shtrembra dhe zotave të
rrejshëm. Dija shkencore, sikurse dhe dituria në tërësi, është, pohon ai,
moralisht e papërcaktuar dhe, së këndejmi, njeriu e ka më të nevojshme fenë sesa
diturinë e tillë. Britmat për jetën moderne, çiltërinë dhe tolerancën ndaj
fundamentalistëve kryesisht nuk janë joshëse pasi ata shohin mohimin e tyre, në
morinë e shkurorëzimeve, prostitucionit, alkoolizmit, vrasjeve, në zbehtësinë e
qyteteve të mëdha, varfërinë dhe mjerimin e periferisë. Për fundamentalizmin
“klasik” po edhe të "reformuar” këto janë thjesht prova që shoqëria moderne
shkon në drejtim të gabuar. Në anën tjetër, vëzhguesve dhe të gjithë atyre që
nuk janë fundamentalistë, që nuk mund ose nuk duan t'i kuptojnë
fundamentalistët, e gjitha kjo u duket si shumë e rreptë dhe e vendosur, ata në
të depozitojnë frikën e vet, paragjykimet e veta, të motivuar me përcaktimin
fetar, me pikëpamjen politike, me interesim ekonomik, me trashëgiminë historike,
etj.

Fundamentalizmi
qëndron në të pranuarit e tërësisë së besimit dhe vlerave; kjo strukturë
përfshin tërë jetën; asaj nuk i mbetet asgjë jashtë rrezes, as mënyra e të
folurit, as mënyra e të veshurit, as mënyra e të ulurit, as mënyra e ushqimit,
as raporti kundruall krijimit, tekstualisht - ai i përfshin të gjitha pjesët e
jetës së njeriut prej fillimit - deri në fund. Kështu, sipas këtij përkufizimi,
fundamentalistë quhen edhe pankerët, siti xhentëlmenët, rokerët - ata kanë
besime dhe vlera të përbashkëta sipas të cilave e rregullojnë jetën e vet. Ajo
që për ta është krejtësisht e justifikueshme, inteligjente dhe e pranueshme për
të tjerët nuk është as e justifikueshme, as inteligjente, as e pranueshme.

Fundamentalizmi
në mendimin evropian shënon besimin që zë fill në Bibël si burim të dorës së
parë ose "fundament". Vetëm në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të këtij
shekulli ky nocion fillon të lidhet pas Islamit dhe muslimanëve. Ky përdorim i
tij, natyrisht, në tërësi shpreh bindjen evropiane që "çelësi evropian", në të
vërtetë, është krejt i përshtatshëm për të çelur çdo bravë të çdo thesarë të
dijes, që është gjithësesi mashtrim i madh. Dhe këtu tash hapen çështje të
tjera: A është sendërtuar zgjerimi i nocionit “fundamentalizëm” në fushat dhe
dukuritë që janë jashtë horizontit të domethënies së tij burimore në një mënyrë
që respekton detyrën e ruajtjes së mendimit nga shtrembërimi? A është ky nocion,
me prejardhje të pastër evropiane i përshtatshëm për tërësinë e botës? Cilat
janë shkaqet fetare për rëndësinë dhe përshtatshmërinë e tij të përgjithshme për
dukuritë në mësimin islam, budist, hinduist dhe mësimet e tjera, në mënyrat e
mendimit dhe të jetesës? Cilat janë shkaqet psikologjike për përdorimin e tij,
në mënyrën që përdoret për emërtimin e dukurive në botën e Islamit dhe të
muslimanëve?

Nëse
e kemi parasysh domethënien burimore të nocionit “fundamentalizëm” derisa ai
ishte emër evropian për dukurinë evropiane, atëherë thjesht do të pohojmë se ai
ka humbur domethënien fillestare, se është konsumuar. Ai, në të vërtetë, as që
ka mundur të jetë i përshtatshëm për sistemet e tjera shpirtërore, kulturore dhe
civilizuese. Prandaj, njohuria për “fundamentalizmin” si shfaqje karakteristike
për Islamin nuk është e qëndrueshme dhe pas saj qëndron atmosfera e qëndrueshme
psikologjike e cila shpeshherë shndërrohet në një pohim patologjik të
pamundësisë që të ndahen me arsye dhe urtësi faktet e matshme dhe të
vlerësueshme nga fanitjet dhe hijet që i krijon irracionalizmi i frymëzuar nga
urrejtja, jotoletarnca, mendjemadhësia dhe agresiviteti.

Ta
marrim faktin e thjeshtë: bota islame dhe muslimanët nuk kanë fare term në
sistemin e vet konceptual që do t'i përgjigjej nocionit “fundamentalizëm” në
domethënien e tij të sotme mjaft konfuze. Me fjalë të tjera, në burimet
themelore islame nuk mund të gjejmë pikënisje të fundamentalizmit në cilindo
aspekt në të cilin ai sot i vishet Islamit dhe muslimanëve. Shprehjet selefije,
usulije islamije, usulijjun islamijjun, tesheddud, mutesheddidun islamijjun,
tenettu’, mutenetti'un, guluvv, gulat, tetarruf, mutetarrifun, inbi'as e të
tjera nuk e mbulojnë domethënien e nocionit “fundamentalizëm” që sot është në
përdorim dhe i cili si i tillë është krejtësisht i huaj për pjesëtarin islam.
Muslimani në këtë nocion nuk e sheh as veten as sistemin e vlerës që i përket.
Vetëm në bazë të analogjisë mund ta analizojë dhe ta vërë në bashkëlidhje me
sistemin e vet të vlerës.

Dhe
derisa fundamentalizmi në Evropë, para së gjithash, është tentim që në themelet
tashmë ekzistuese të gjenden “fundamentet” për ndërtesat e reja, që, kryesisht,
varen për rolin mesatar të individit ose të grumbullit të njerëzve, në botën
islamike çështja shtrohet krejt ndryshe. Me fjalë tjera, mësimi mbi “tërësinë
dhe rrumbullakësinë e porosisë islame” është pjesë e fesë se çdo individi, ndaj
askush nuk mund të jetë në pozitë që pjekurinë e vet t’ua bëjë të detyrueshme të
tjerëve; çdo pjesëtar i Islamit qëndron drejtpëdrejt para Zotit, me obligimin e
kërkimit të diturisë mbi Rrugën e Vërtetë, të përvetësimit të saj dhe
rregullimit të jetesës së vet sipas saj; atij i është urdhëruar drejtpërsëdrejti
të sodisë dhe përsiasë në botën rreth vetes, për veten dhe për çdo gjë jashtë
vetes dhe në këtë mënyrë t'i zbulojë shenjat e të Skajshmit. Kjo e drejtë e tij
dhe kjo detyrë e tij nuk mund t’i kalojnë asnjë institucioni, asnjë individi; ta
forcosh vetëdijen tënde për Zotin dhe të bësh mirë ­duke pasur para vetes
Udhëzimin e zbërthyer të Librit të Zotit dhe Botës së Zotit është çështje e çdo
qenie njerëzore individuale ashtu sikundër edhe e njerëzisë në bashkësinë në
tërësi.

Islami
është e Vërteta përfundimtare dhe e plotë që Zoti ia ka dhuruar njeriut, e
vërteta mbi Zotin, botën, njeriun, jetën dhe vdekjen. Subjekt i tij është
Totaliteti i cili përfshin çështjen e totalitetit. Ai e pranon njeriun si
personalitet integrues, tërësi që nuk mund të ndahet në shpirt dhe trup - nëse
bëhet kjo njeriu do të shkatërrohet, ofron përkufizimin e tërësishëm edhe për të
dhe për jetën, e ngre njerëzoren në shkallën më të lartë, i jep jetës domethënie
më të lartë, shpirtërore, duke pranuar vetëm ndodhinë e saj natyrore dhe,
natyrisht, duke i marrë në konsideratë të gjitha dallimet që ajo i bart me vete.
Por, këtë të Vërtetë përfundimtare muslimani nuk e arrin deri në fundin e saj
ndaj duhet të përpiqet me të gjitha fuqitë e veta materiale dhe shpirtërore që
t'i afrohet asaj Përkryeshmërie: çdo gjë që i është dhënë, edhe në të edhe në
botën e jashtme, duhet t'i shërbejë atij synimit të fundit ("Një nga argumentet
e tij është ajo që ju krijon nga dheu, e kur bëheni njerëz shpërndaheni
gjithkund.") (Lukman, 20).

Parimi
i së drejtës dhe drejtësisë zënë vendin qendror në mësimin islam, kurse
drejtësia, sipas tij arrihet vetëm kur çdo gjë vjen në vendin e vet të vërtetë,
kur veprimi i secilit bëhet i drejtë dhe kur e drejta e secilit respektohet
(“All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve
...”. (en-Nahl, 90). Kurse atje ku sundon drejtësia nuk ka vend asçfarë teprimi.
Së këndejmi, Islami e gjykon njësoj edhe papërsosjen edhe ekzagjerimin: ai,
natyrisht, e gjykon rreptë jo vetëm dhunën dhe terrorin, por edhe ashpërsinë dhe
vrazhdësinë sikurse edhe çdo ekskluzivitet. Aq më tepër, ai nuk i krijon shkaqet
për manifestimin e cilësdo nga këto dukuri dhe shmang çdo mundësi të nxitjes dhe
përgjigjes (et-tehaddi ve-l-istixhabe). Po i kujtojmë vetëm disa ajete kur'anore
që pa dyshim flasin për këtë:

"...
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë
(ummeten vesaten)… ". (El-Bekare, 143);

“Edhe
ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë
mesataren e janë të matur.” (El-Furkan, 67);

“Dhe
mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij
në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i
tepërt)."(El-Isra, 29);

“Thuaj:
“Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me
këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngre zërin (duke
lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë
mesatare”. (El-Isra, 110);

"...
Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re
(mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni”! (El-Bekare, 68);

"
Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës...”
(El-Maide, 77);

“O
ithtarët e librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për
All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë....” (En-Nisa, 171);

“O
ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi
All-llahu (i bëri hallall) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e
teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).” (El-Maide, 87);


Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për
robtë e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e
kiametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që
kupton.” (El-A'raf, 32);

"...
E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e
All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka
mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i
tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.”
(El-Bekare, 229).

Janë
të shumta, natyrisht, edhe shënimet e Pejgamberit të All-llahut me të cilat ua
ka tërhequr vërejtjen ithtarëve të vet për rrezikshmërinë e ekzagjerimit në
çkado qoftë, madje edhe në përkushtimin ndaj Zotit.

“Ruajuni
nga teprimi në fe sepse janë shkatërruar para jush ata që e kanë tepruar në fe”.
(Ahmedi, En-Nesai, Ibn Maxhe dhe Hakimi).

“Mos
u bëni të rreptë ndaj vetes që All-llahu të bëhet i rreptë ndaj jush. Disa popuj
kanë qenë të rreptë ndaj vetes e edhe All-llahu ka qenë i rreptë ndaj tyre.“­

Janë
të shkatërruar cikrrimtarët, ta dini. (Këtë e përsëriti tri herë). Ata kanë qenë
të rreptë ndaj vetes e edhe All-llahu ka qenë i rreptë ndaj tyre. (Muslimi).

(Të
gjithë ata që kanë qenë të rreptë ndaj vetes Pejgamberi i ka quajtur me emrin e
përbashkët mutenetti'un).

Kur
mori vesh se disa as'habë të tij kishin vendosur të agjëronin gjatë ditës, të
faleshin gjatë natës, duke u privuar nga gjumi dhe pushimi dhe nga jeta
bashkëshortore me gratë e veta, erdhi dhe tha:

“Ç'mendojnë
ata që e flasin këtë e këtë? Sa më përket mua, për Zotin, unë në mesin tuaj më
së shumti i frikësohem Zotit dhe kam vetëdijen më të lartë për Të, por unë
agjëroj dhe ha, falem dhe fle dhe bëj jetë bashkëshortore. Prandaj, kush devijon
nga rruga ime - nuk është imi.”

Një
herë tjetër, disa as'habë të tij vendosën ta kryenin agjërimin duke qëndruar
vullnetarisht në vapë të madhe me shpresë se për këtë vështirësi shtesë në
durimin e vapës dhe etjes do të meritonin shpërblim më të madh, përveç asaj që u
takonte për agjërimin. Pejgamberi ua ndaloi këtë duke i urdhëruar të agjëronin
duke iu shmangur vapës, sepse ekspozimi i panevojshëm në të nxehtit e diellit,
gjatë agjërimit është, në realitet, një thyerje e urdhërave të All-llahut dhe
obligimeve të tij.

Ai
thoshte vazhdimisht:

"Lehtësoni
e mos vështirësoni. Bëni aq sa mundeni sepse All-llahut nuk i mërzitet (që t'ju
shpërblejë) deri sa juve nuk ju bezdiset (të punoni)".

Askush
nuk do të mund ta mbizotërojë këtë nënshtrim (All-llahut) por ai do ta mposhtë
atë. Prandaj, bëhuni të matur dhe përpiquni.

Na
duket se një fjalim i tij i përmban të gjitha karakteristikat e përmendura. Ai
thotë:

Vërtet
ju keni obligime ndaj vetes. Agjëroni dhe hani. Faluni dhe flini. Unë falem dhe
fle, agjëroj dhe ha, ha mish dhe ushqim të yndyrshëm. Kush nuk e ndjek drejtimin
tim ai nuk është imi.

Ç'mendojnë
ata që vetes ia kanë ndaluar bashkëshortet e tyre, ushqimet e lejuara, pushimin
dhe të mirat e tjera të lejuara të kësaj bote? Unë nuk ju kam udhëruar të bëheni
priftër dhe rregulltarë. Në fenë time nuk ka ngurrim nga ngrënia e mishit, nga
jeta bashkëshortore as asketizëm. Forma e asketizmit dhe e vetëmohimit të
ithtarëve të mi është agjërimi dhe xhihadi ... Ata para jush janë shkatërruar
për shkak të rreptësisë; kanë qenë të rreptë ndaj vetes e edhe All-llahu ka qenë
i rreptë ndaj tyre... (Marrë nga "Preporod", nr. 24/464, 15.12.1989, fq. 5, me
disa ndryshime).

Këto
porosi të Pejgamberit janë në pajtim të plotë me përmbajtjet kur'anore, siç
janë:

“All-llahu
dëshiron t’jua lehtësojë (dispozitat), ...”. (En-Nisa, 28);

"...
All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për
ju....” (El-Bekare, 185);

“All-llahu
nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,…”. (El-Bekare, 286);

"...
se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar në rrugën e Tij) dhe nuk ju
obligoi në fe me ndonjë vështirësi...”. (El-Haxhxh, 78), etj..

Por,
gjatë shqiptimit të gjykimit për teprimin do të duhej të merren parasysh dy
faktet vijuese: Shkalla e lojalitetit të njeriut ndaj Zotit sikurse edhe shkalla
e lojalitetit ndaj Zotit të mjedisit në të cilin ai banon kanë ndikim të
drejtpërdrejtë në shqiptimin e gjykimit mbi të tjerët në aspektin se si ate e
jetojnë fenë. Në bazë të forcës a të dobësisë të besimit tonë edhe të besimit të
mjedisit tonë, themi se dikush e tepron, dikush është i matur e dikush është
indiferent. Kështu, nëse jemi shumë religjiozë dhe jetojmë në mjedisin që po
ashtu është mjaft religjioz, atëherë, natyrisht do të jemi mjaft të ndieshëm
ndaj çdo mungese të konsekuencës dhe ndaj çdo gabimi që e vërejmë rreth vetes.
Do të na habisë shumë fakti nëse ndonjë musliman nuk falet dhe nuk agjëron
përtej kujfijve që i ka përcaktuar feja. Në anën tjetër, nëse shkalla e
religjiozitetit tonë është e ulët dhe jetojmë në mjedisin që merr guximin t'i
thyejë ndalesat dhe t'i mohojë kufijtë e All-llahut, atëherë edhe minimumin e
devotshmërisë së dikujt do ta marrim si aspekt të ekzagjerimit ose, madje,
ekstremizëm fetar. Dhe sa më larg fesë që jemi më e madhe është habia jonë
kundruall atyre që janë dhënë pas fesë dhe akuza jonë se në këtë po e
teprojnë.

Askush
nuk ka të drejtë ta akuzojë askënd se po e tepron me fenë nëse ai përcaktohet me
vullnet të lirë që jetën e vet fetare të rregullojë sipas qëndrimit të pranuar
fetar­ - kur është fjala për Islamin atëherë sipas mendimit të pranuar fikhor
(juridik) derisa ai vetë beson se kjo është më e mirë dhe më korrekte dhe derisa
konsideron se sheri'ati e obligon në aplikimin e përpiktë për të cilin pason
shpërblimi përkatës, madje edhe nëse është i vetëdijshëm se qëndrimin e tillë të
tjerët e konsiderojnë jo të gabuar. Asgjë nuk ndryshon në esencë edhe kur
personi përkatës është i rreptë ndaj vetes sa kohë është i drejtë ndaj të
tjerëve. Sepse njerëzit, për nga natyra, janë mjaft të ndryshëm; disa gjithnjë
do të zgjedhin atë që është më e lehtë dhe më e butë, derisa të tjerët do ta
pranojnë atë që është më e rëndë dhe më rigozore. Kemi shembuj për këtë edhe në
periudhën më të hershme të Bashkësisë Islame. Abdullah ibn Abbasi ka qenë ithtar
i lehtësimeve në fe ndërsa Abdullah ibn Omeri ka ngulur këmbë për gjërat
jashtëzakonisht të mundimshme. Shumë dukuri në jetën e muslimanëve që, në shikim
të parë, do të mund të konsideroheshin tepër të rrepta, kanë mbështetje në
shkollat juridike dhe për këtë dikush nuk do të duhet të akuzohej për teprim
sepse është i rreptë ndaj vetes në kryerjen e nënshtrimit ndaj Zotit, kënaqësinë
e të cilit përpiqet ta fitojë. Nuk është e ligjshme të detyrohet që të heqë dorë
nga qëndrimi i vet dhe të kërkohet nga ai që të sillet në kundërshtim me bindjen
e vet. Njeriu vetëm mund t’i ofrojë këshillë të mirë edhe dëshmi të arsyeshme
për atë që e quan të drejtë, por, megjithatë, vendimin e merr secili për
vete.

Duhet
të themi ndonjë fjalë edhe për dhunën e cila, sipas disave, është "konstantë e
historisë". Qëndrimi islam është krejtësisht i qartë: Të bësh dhunë qoftë ndaj
Zotit ose ndaj cilësdo krijesë të Tij - pra, jo vetëm ndaj njerëzve – do të
thotë të bësh një nga mëkatet më të mëdha. Besimtarët e vërtetë kujdesen sidomos
të mos bëjnë padrejtësi ndaj të tjerëve, për më tepër ndaj atyre që nuk i
përkasin bashkësisë së tyre. Muslimanët shpesh kanë qenë të rreptë, madje të
padrejtë ndaj njëri-tjetrit, por gjithnjë janë orvatur të jenë të drejtë ndaj
atyre që nuk ndajnë bindjen e tyre fetare. Dihet se harixhitët kanë qenë mjaft
të rreptë në qëndrimet e tyre fetare dhe se pikërisht për këtë arsye shumë
muslimanë që këto qëndrime nuk i kanë miratuar kanë paguar me jetën e tyre.
Vasil ibn Ata'i i njohur, duke iu falënderuar mendjahollësisë së vet, i është
shmangur ekzekutimit, por Abdullah ibn Hababi, të cilin e kanë ditur se është
musliman sepse ia kanë gjetur Kur'anin, e ka humbur kokën vetëm pse nuk e ka
pranuar bindjen e tyre se h. Aliu është idhujtar. Mirëpo, kur kjo turmë e
harixhitëve, takoi një kristian dhe kërkoi nga ai që t'ju shiste pak hurma, ajo
nuk deshi kurrsesi të pranonte të merrte hurma pa paguar ndonëse ky u ofroi me
zemërgjerësi hurma si dhuratë. Në fund kristiani nuk mundi të mos vërente: Si
është e mundur të mos pranoni të merrni hurma pa paguat, ndërsa pak më parë e
vratë njeriun vetëm pse nuk dëshiroi ta pranonte bindjen tuaj?!

Natyrisht,
edhe në mesin e muslimanëve anekënd botës, sikurse edhe në mesin e atyre që nuk
janë muslimanë, kanë ndodhur dhe po ndodhin gjëra që feja e tyre nuk i mirton
dhe nuk është indifirente kundruall tyre. Kjo ndodh edhe me të gjitha aspektet e
dhunës dhe të detyrimit, sepse qëndrimi kur'anor është shprehimisht i qartë:

"Në
fe nuk ka detyrim!” (El-Bekare, 256).


këndejmi, dhuna politike që shfaqet kohë pas kohe në botën islame me asgjë nuk
mund të lidhet kurrsesi me Islamin dhe ithtarët e tij, dhe kaq më pak mund të
pohohet se kjo dukuri është karakteristikë e tyre. Për fat të keq, dhuna
politike është shfaqur mjaft herët edhe në mesin e muslimanëve dhe halifët e
parë si hazreti Omeri, Osmani dhe Aliu, kanë qenë viktima të dhunës. Të njëjtin
fat e pësuan edhe nipat e Pejgamberit, Hasani dhe Husejni dhe dhjetëra pasardhës
së tyre të ndershëm. Edhe shumë dijetarë islamë, mendimtarë dhe shtetarë kanë
rënë si viktima të pafajshme të këtij akti të marrë. Por, motivi ka qenë
gjithnjë i natyrës politike dhe asnjë historian objektiv ose mësues i mendimit
nuk ka pohuar kurrë se motivet e këtyre vrasjeve kanë qenë fetare por kanë vënë
në dukje se qysh në realitetin e atëhershëm të muslimanëve disa motive të tjera
kanë qenë më të shumta dhe më të fuqishme. Edhe sot në këtë botë ndodhin një
mori gjërash që kanë shumë pak lidhje me Islamin, por që kanë të bëjnë me
recidivët që ua ka lënë kolonializmi evropian. Edhe diçka: është mjaft e
vështirë që dhunës të mos ia kthesh në masën e njëjtë, natyrisht nëse ekziston
mundësia që kjo të bëhet. Prandaj njeriu është, megjithatë, njeri.

Dhe
pas gjithë sa thamë për çështjen e cekur mbetet për t’u thksuar se qortimi i
Islamit bashkëkohor për fundamentalizmin shpreh në masë të madhe disponimin
aktual politik, ideologjik, psikologjik, ekonomik e tjera të Perëndimit ndaj
botës së Islamit. Duke përfituar nga përkeqësimi ekzistues i nocionit
“fundamentalizëm” në mjedisin evropian, publicistika perëndimore dhe
pseudshkenca perëndimore në të i depoziton të gjitha projeksionet negative
vetjake. Ai përmban, përveç tjerash, qëndrimin negativ të politikës evropiane
ndaj orvatjes së botës muslimane që të lirohet nga tutoria politike, kulturore,
ekonomike dhe ushtarake. Në këtë tablo janë montuar edhe ide të shumta të reja,
“plagë” të vjetra dhe synime të vjetra nga kohët e kalura të konflikteve të
përgjakshme.

Nocioni
"fundamentalizëm” shpeshherë është përdorur qëllimisht për të gjitha sa ndodhin
në botën islame, natyrisht shikuar dhe gjykuar vetëm nën prizmin e një ane. Tërë
ç’ndodh në atë botë shpesh katandiset vetëm si ekstremizëm, regjime totalitare,
puçe ushtarake, prapambeturi arsimore e diturore, papjekuri teknologjike dhe për
të gjitha këto akuzohet Islami.

Dhe
derisa në Perëndim me mjaft kujdes është ndarë varieteti ndërmjet praktikës dhe
ideve, në rastin e vëzhgimit të realitetit të botës muslimane praktika negative
përpiqet me çdo kusht të identifikohet me Islamin. Në këtë mënyrë, në të
vërtetë, karakteri përkeqësues i nocionit “fundamentalizmi islam” ka fituar
legalitetin e vet në praktikën e botës muslimane, e cila pa të drejtë është
identifikuar me Islamin, përkundër faktit se pikërisht ata që janë quajtur
"fundamentalistë islamë” kanë qenë në opozitë direkte ndaj gjendjes që e ka
përfaqësuar kjo praktikë. Pikërisht ata janë në krye të përpjekjes për vendosjen
e drejtësisë më të madhe shoqërore, të arsimimit më produktiv, zhvillimit të
dijes dhe të teknologjisë dhe ruajtjes dhe e zhvillimit të vlerave autentike
islame, demokracisë më të gjerë që është e pandashme nga Islami burimor,
çlirimit të njeriut nga shërbimi zotave të rremë, ngritja e jetës së njeriut në
rrafshin që i përket sipas dhuntisë së Krijuesit, etj.

Kjo
është vetëm një nga kundërthëniet dhe qëndrimet e padenja të shfrytëzimit të
nocionit "fundamendalizëm” për t’i shënuar ndodhitë bashkëkohore në suaza të
Islamit.

Kemi
thënë se edhe emri edhe përmbajtja e fundamentalizmit janë të huaja për
muslimanin; ata s’janë veçse një vëzhgim nga jashtë, i cili rëndom nuk dëshiron
ta shohë as esencën as hollësitë. Soditësi i tillë nga jashtë mendon në mënyrë
arrogante se i ka të qarta edhe tërësinë edhe hollësitë; prandaj ai nuk e sheh
të nevojshme ta dëgjojë palën tjetër por në çdo gjë ajo bën, thotë ose, madje,
mendon, ai gjen vetëm konfirmimin për përfytyrimin e vet të thjeshtëzuar. Por,
ta përsërisim, dija e tillë zë fill në “fundamente” të një dije që, kryesisht,
nuk i pranon “fundamentet” e tjetrit. Mendimi i tillë paraqet shkarje edhe
atëherë kur ekzaminimi bëhet nga pikëpamja e fundamenteve të Kristianizmit edhe
atëherë kur bëhet nga pikëpamja e fundamenteve të Islamit. Ai është shkarje
sepse është një nocion mjaft konfuz, që nuk është verifikuar në vetë pikënisjen
e vet, në intuitat dhe përfytyrimet nga të cilat nxirret, ndaj duke mbetur i
parrahur është bërë një nocion bosh në të cilin besohet. Feja e tillë shpie
pashmangshmërisht në lajthitje, lajthitja në dhunë, dhuna në kundërvënie,
kundërvënia në konflikte, konflikti, ndërkaq, i nxjerr njerëzit nga baraspesha e
tyre që është e domosdoshme për shfrytëzimin e dhuntisë më të madhe që e
disponojmë – dhuntisë së arsyes.

E
pra, nëse duam të sigurojmë një të ardhme më të mirë për vete dhe për të tjerët,
atëherë duhet të çlirohemi nga lajthitjet tona. Që të çlirohemi nga lajthitjet
për të ashtuquajturin "fundamentalizëm islam” do të duhet, para së gjithash, t’u
lejojmë vetë muslimanëve të thonë çka mendojnë ata për të gjitha këto, që ata,
në të vërtetë, ta tregojnë në çka besojnë e në çka nuk besojnë. Në shqyrtimin e
deritashëm të kësaj çështjeje kryesisht është dëgjuar vetëm një anë dhe kriteret
dhe masat e saj janë proklamuar absolute. Duket sikur muslimanët edhe nuk kanë
fare mendim për veten. Mjafton që mendimin për ta t’ua japin të tjerët,
politikanët dhe orientalistët, teologët kristianë dhe sociologët marksistë,
filozofët ekzistencialistë dhe ekonomistët amerikanë, etj..

Ndërkaq,
pa mendimin që kanë muslimanët për veten, të shtruar në mënyrë të arsyeshme,
sistematikisht të zhvilluar, ky shqyrtim, sikurse edhe shumë të tjera që janë me
rëndësi të madhe për të gjithë ne, për këto hapësirat tona, madje edhe për tërë
botën, nuk është e mundur të zgjidhet.

Sepse,
kur çdo aksion i muslimanëve që zë fill në kulturën e tyre të vjetër
katërmbëdhjetë shekuj, në fenë e tyre, në ndjenjën e tyre, proklamohet me ngulm
si "diçka” vleshmëria e së cilës është në pikëpyetje, atëherë është e qartë se
muslimanët nuk kanë thënë qartë dhe energjikisht ç'është ajo që ata dëshirojnë
dhe pa të cilën ata nuk munden dhe ç'është ajo e shtrembëruara që të tjerët e
thonë për ta.

Nocioni
për të cilin bëmë fjalë është një bimë e importuar para do kohe nga viset pak më
të ftohta. Kemi bindjen se ajo nuk do të zërë, gjë që është në të mirën e të
gjithëve që kanë arsye.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qendrimi i Islamit kundrejt teprimit ne Fe...!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qendrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit..!!!!
» 2 Video ligjerata të reja nga Dr.Zekerija në një vend:1.Qendrimi i Islamit ndaj Femres. 2.Te ringjallim sunnete e jo te shpikim bidate
» Qëndrimi i katër Imamëve ndaj muzikës
» [Hudbe Islame] Feja dhe njeriu i mire kundrejt sfidave të kësaj kohe
» MUHAMMEDI (S.A.A.S) DHE QËNDRIMI I TIJ NDAJ FEMRËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: