Falenderimi i takon All-llahut xh.sh Krijuesit të gjithësisë. Paqja dhe mëshira
e All-llahut xh.sh qoftë mbi të Dërguarinö familjen e tij të pastërö mbi shokët
e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë deri në ditën e gjykimit.
Islami pa marr parasyshë moshën e
njerëzve ka vendosur ligje për çdo gjë. Pejgamberi a.s para se të ndërronte jetë
ua theksuar të gjithëve se kjo fe është plotësur me çdo gjë duke filluar nga
bazat e besimit e deri tek mënyra e hyrjes e daljes nga veceja. Njëra nga këto
ligje është dhe të bërit e figurave ose
të mbartjes së tyre. Fatkeqsia më e madhe e myslimanëve është që në shekullin e
fundit kanë ngelur shumë nën ndikimin e të pa feve. Kanë ngelur aq shumë nën
ndikimin e perëndimorëve sa që nuk pyesin më për ligjet e fesë së tyre pra
Islamin. Disa jo vetëm që nuk pyesin por dhe kanë filluar të thonë ç’lidhje ka
Islami me fotografinë (figurën), teatrin apo diçka tjetër artistike.
Sigurisht që kjo sjellje vjen nga
pa dituria e fesë Islame dhe dëshira e madhe për ndjekjen e perëndimit. Shkaku
kryesor i mbetjes mbrapa të vendeve Islame si nga ana ekonomike ashtu dhe nga
ana strategjiko-qeverisëse është mos zbatimi i ligjeve Islame dhe mos përfillja
e rregullave të sajë. Gjithashtu një nga shkaqet kryesore është prishja e
traditës së fesë Islame. Këtë sqarim që do bëjmë këtu mbi fotografinë shpresojmë
që të gjithë besimtarët/ besimtaret të përfitojnë diçka. Ndihma është nga
All-llahu xh.sh.
Piktor
(që jep formën) është All-llahu xh.sh.All-llahu xh.sh
thotë: “Ai është All-llahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i
jep
trajtë...” (Hashr/24)
“Ai ju formon në mitërr ashtu siç
dëshiron Vetë..” (Al-Imran/6)
“Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë
formën; e u thamë melekëve: Përuljuni në
Ademit!...”
(El-A’raf/11)
Pra siç e shohim dhe në ajetet e
përmendura formën e jep vetëm All-llahu xh.sh.
Hadithet që janë transmetur në lidhje me figurat:1-
Pejgamberi a.s thotë:”Në
ditën e gjykimit ata të cilët kanë për të vuajtur dënimin më të rëndë janë
piktorët (ata që bëjnë piktuar)”. (Muslim)
“ Ata të cilët bëjnë piktura
ditën e gjykimit do të dënohen në një dënim të tmerrshëm. Do tu thuhet jepuni
shpirt atyre që pikturuat.” (Buhari, Muslim)
“Çdo njeri që do bëjnë piktura do
dënohen në zjarr. Piturave që ka pikturuar do tu jepet shpirt dhe në xhehennem
ata piktura do ta mundojnë më tepër në vuajtjen e dënimit”. (Muslim)
“Në ditën e gjykimit do dalë një
krijesë me dy sy e me dy veshë dhe do thojë: Unë jam urdhëruar të dënoj tre
grupe njerëzish; Dhunuesit inatçor, mohuesit e All-llahut xh.sh dhe ata të cilët
bëjnë piktura”. (Buhari, Muslim)
Nëse i shohim me kujdes ajetet
dhe hadithet e kuptojmë shumë mirë se sa mëkat i madh është të bësh piktura.
Imam Neveviu thotë: “ Të pikturuarit e ndo një krijese që ka shpirtë është
haram”. Shkaku i ndalimit të pikturës është: Ngjasimi i një diçkaje asaj që
krijoi All-llahu xh.sh, mundimi për tia përngjasuar një gjë asja që ka bërë
All-llahu xh.sh. all-llahu xh.sh të drejtën e dhënjes së trajtës së diçkaje ia
ka dhënë vetëm Vetes ku këtë e pamë shumë mirë në ajete e sipër përmendur,
kështu që nëse një njeri mundohet të bëjë një pikturë atëherë do të thotë që po
mundohet të ndërhyjë në cilësinë e All-llahut xh.sh. nga kjo gjë i kërkojmë
All-llahut xh.sh mbështetje. Një shkak tjetër është se bustet ose pikturat që
bëhen shfaqet mundësia për madhërim e adhurim prandaj kjo gjë është shumë e
rrezikshme.
2-
Janë mallkuar ata që bëjnë
piktura:“Pejgamberi a.s e ndaloi paranë që fitohet nga
gjaku dhe rruga e pa ndershme (kurvëria). Mallkoi ata që marrin, japin kamatë
dhe ata që bëjnë ose prosisin që tu bëjnë piktura”. (Buhari)
Pejgamberi a.s thotë: “Nëse All-llahu xh.sh një
populli i ka ndaluar diçka për të ngrënë, do të thotë që dhe tregëtia pra paraja
që fitohet nga ajo gjë është haram (e ndaluar)”. (Sahih. Ebu Davud)
3-
Në atë banesë ku ka qen ose
pikturë melekët nuk hyn brenda: Pejgamberi a.s thotë: “ Në atë shtëpi që ka qen
brenda melekët nuk hyjnë” (Buhari, Muslim)
“Në atë shtëpi që brenda ndodhet qen apo bust
melekët nuk hyjnë brenda”. (Muslim)
“ Xhebraili a.s tha: Ne nuk hyjmë aty ku ka
piktura dhe buste”. (Sahih, Tirmidhi)
Në atë shtëpi që ka piktura, buste apo qen melekët
e mëshirës dhe ato të cilët luten për mbrojtjen e njeriut nuk hyjnë dot brenda.
Kjo gjë për atë shtëpi është gjëja më e rëndë sepse melekët të cilët All-llahu
xh.sh i ka urdhëruar që ti bëjnë këto detyra e ne i pengojmë. Nëse një njeri fal
namaz ose bën dhikr në njëren nga këto shtëpi melekët nuk i afrohen dot që ti
bashkohen në lutjen e tij për ti thënë “amin” e kjo është e rëndë dhe e
rrezikshme për namaz falësin.
4-
Zhdukja e pikturave është
vaxhib (e detyruar):Nga Aishja r.a transmetohet: “Pejgamberi a.s e
zhdukte me një herë çdo gjë që i ngjante krijesave. Aliu r.a transmeton: “A të
urdhëroj me atë që më ka urdhëruar Pejgamberi a.s mua? Mos lër asnjë pikturë dhe
asnjë varr e ngritur lart mbi tokë”. (Muslim) Usame r.a transmeton: “ Në
momentin kur shkova tek Qabja gjeta të dërguarin a.s aty, kur më pa mua më tha:
Më sill një kovë me ujë. Pasi ja solla kovën filloi të fshinte figurën që kishte
parë në Qabe. Duke fshirë figurën tha: All-llahu xh.sh i shkatërroftë ata të
cilët bëjnë figurat e atyre që All-llahu xh.sh nuk i ka krijuar”. (Sahih,
Tajalisi)
Pejgamberi a.s tha: “Më erdhi Xhebraili a.s dhe më
tha: Dje erdha për tek ti por nuk hyra brenda, arsyeja e mos hyrjes time brenda
ishte perdja që kishte figura në të. Në atë dhomë kishte dhe një qen gjithashtu
dhe mbi derë kishte figura njerëzish. Urdhëroi ata që ti heqin këto figura e të
nxjerrin qenin jashtë. Këto gjëra që tha Xhebraili a.s u bënë me një herë”.
(Muslim)
E kuptojmë shumë mirë se mos mbajtja e figurave
ose qenit në shtëpi është vaxhib e detyrueshme.
Burim sherifi