Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vendimi i organeve të trupit Mon 7 Mar 2011 - 10:47 | |
| Një ditë organet e trupit mbajnë mbldhje në mes veti. Ato ankohen për atë se I gjithë mundi I tyre bëhet vetëm për lukthin. Por, nga ana tjetër, lukthi nuk është duke bërë asgjë dhe pa ndihmën e tyre as që mund të bëjëdiçka. Ishin shumë të nervozuar. Në fund të mbledhjes , organet e trupit sollën vendim që më mos t`i përmbushin kërkesat e lukthit, sepse nuk mund të punonin më për të.
Syri tha se tani e tutje nuk do të zgjedhë më. Duart thanë se më nuk do të kapnin gjë. Goja tha se nuk do të. Dhëmbët refuzuan që të përtypin, kurse këmbët sollën vendim që të mos ecin më për lukthin.
Të gjithë vepruan ashtu siç thanë dhe kështu e lanë lukthin të zbrazët. Por, pa kaluar një kohë të gjatë, sytë filluan që të shohin turbullt, duart filluan që të dridhen, goja filloi që të thahet,dhëmbët filluan që të kalbe, kurse këmbët mbetën pa fuqi.Ashtu siç mundet të vërehej, edhe pse lukthi nuk mund të mbijetonte pa ta, e njëjta gjë do të ndodhte edhe me ta nëse nuk e ushqenin lukthin.
Ato, më në fund , kuptuan se të gjitha organet e trupit punojnë për njëri-tjetrin dhe se nuk do të ishte e mundur që të mbijetojnë nëse nuk ekzistonte unitet në mesin e tyre. Që domethënë se çdonjëri prej tyre punonte për njëri-tjetrin, andaj dhe mungesa e çdo njërit prej tyre ndjehej menjëherë.
*** Popujt në fakt gjithë njerëzimi është si një trup I vetëm. Njerëzit dhe institucionet janë sikur organet e atij trupi. Shëndeti I trupit, zhvillimi dhe përparimi I tij mund të realizohet vetëm nëse çdonjëri prej tyre realizon atë çka I takon. Në të kundërtën, do të sundonte pakënaqësia, anarkia dhe tensioned. Asnjëri nuk do të ishte I kënaqur nga gjendja e tij dhe ansjëri nuk mund I vetëm të përjetojë lumturinë e vertetë. | |
|