Bëhet e ditur se me iniciativë të Universitetit Kembrixh dhe në
bashkëpunim me Universitetin West Minister dhe Oxter Britania do të
realizohet projekti i institucionalizimit të islamit në Britaninë e
Madhe.
‘Islam Today’ bënë të ditur se me këtë projekt synohet intervistimi i
30 dijetarëve dhe aktivistëve muslimanë në lidhje me çështje të
ndryshme që preokupojnë shoqërinë e këtij vendi.
Projekti ka katër tema kryesore: Individët dhe shoqëria, familja dhe
arsimi, barazia gjinore, identiteti dhe gjinia, si dhe pjesëmarrja
politike në shoqëri.
Dijetarët dhe aktivistët muslimanë do të pyeten gjerësisht rreth
temave të lartpërmendura dhe më pas pritet që mendimet e tyre të
botohen në një libër të vetme.
Ky këshillim me myslimanët tregon se shoqëria angleze ka filluar të
humbë vlerat e saj tradicionale dhe tani për zgjidhjen e shumë
problemeve të reja kërkon ndihmë nga feja islame./irib/