Ne nje regjistrim qeveritar te organizur vitin e kaluar në Angli dhe Uells, qe u publikua të martën, rezulton me një rënie në numrin e anëtarëve të besimit të krishterë në Britani dhe rritje e pasuesve të fesë islame.
Gazeta The Guardian publikoi të mërkurën rezultatet e regjistrimit te vitit 2011 i cili konsiderohet më i plotë dhe me i saktë deri më tani, ku paraqitet shkalla e ndryshimit në modelin e jetesës në Britani gjatë dekadës së parë të shekullit te njëzet e një.
"The Guardian" tha se statistikat tregojnë se qytetet britanike janë shendrruar ne fshatra globale pas rritjes së numrit të banorëve në Angli dhe Uells të cilët kanë lindur jashtë shtetit nga 2.9 milionë njerëz në krahasim me numrin e tyre në vitin 2001, te ardhur kryesisht nga India, Polonia dhe Pakistani, ndërsa numri i muslimanëve te ardhur arrin ne 1.1 milion, duke e çuar popullsinë totale muslimane ne 2.7 milion. Kjo është vërejtur nga të dhënat e regjistrimit se Krishterimi –qe ka klasifikuar veten si pasues të fesë me të madh në vend – është ne shkatërrim, ku numri i krishtereve ka pesuar renje per katër milionë njerëz pas asaj që ishte në vitin 2001.
Ndersa ateistët kan avancuar me 14.1 milion njerëz - ose rreth një e katërta e popullatës së përgjithshme - ata nuk besojnë në asnjë fe, ku kan një rritje prej 6,4 milion njerëz gjatë dekadës së parë të shekullit të tanishem. Megjithatë Krishterimi mbetet feja më e madhe në Angli dhe Uells me 33.2 milion pasuesa, ose 59% e popullsisë. Kisha e Anglisë tha se shifrat konfirmoj se ne jemi ende një popull besimtar, por shtoi se renia e numrit te pasuesve prej katër milionë paraqet sfidë serioze për kishen"". Ndersa Islami - feja e dytë më e madhe në Britani - është me një bazë dhe shtrirje të gjerë.
2.7 milion njerëz në vitin 2011 e kan deklaruar vetën muslimanë, qe rezulton me një rritje prej 1.55 milion nga viti 2001. Muslimanët përbëjnë rreth 4.8% të popullsisë në krahasim me 3% sa ishin në vitin 2001. Statistikat tregojn se ka 817.000 hindus, 423.000 Sikhs, 263.000 hebrenj dhe 248,000 budiste qe jetojnë në Angli dhe Uells.
Julian Bond - Drejtor Forumi krishtero-musliman -tha se kto numra përforcojnë nevojën për të marrë në konsideratë mënyrat më efektive për t'u marrë me Islamin dhe per të marr në konsideratë nëse duhet tu japim pushim muslimaneve me rastin e festave te tyre fetare, dhe mundësinë e përshtatjes me muajin e Ramazanit si dhe mundesin e arsimit fetar në shkolla.
/Mesazhi/