Një grup i shkollave britanike kanë vendosur për të ndaluar shërbimin e mishit të derrit në ushqimet për studentët, cuke cituar arsyet “kulturore” dhe “fetare”.
Këshilli i Haringejit në veri të Londrës ka lëshuar vendimin “për shërbim më të mirë” duke ndaluar produktet e derrit në mënyrë që të kujdesen për nevojat e personelit dhe nxënësve që nuk ju lejohet kontakti më to për arsye fetare, raporton Daily Telegraph.
Po ashtu qytete tjera si Lutoni, Bradfordi, Croydoni etj tregojnë se numri kërkesave për ushqime hallall është i madh. Bufetë që furnizojnë shkollat me ushqime tregojnë se së paku gjysma nga shujtat e tyre janë të përgatitura pa mish derri, pasi kërkesat nga nxënësit janë asisoj.
Mirëpo liderët mysliman dhe hebre thonë se kurrë nuk kanë kërkuar ndalimin e mishit të derrit.
Këshilli i Myslimanëve në Britani thotë se kërkesa e tyre e vetme ishte ndarja e ushqimeve hallall me ato jo hallall për të shmangur kështu kontaminimin, si dhe etiketimi për ushqim hallall të jetë i qartë.
Britania ka një komunitet të madh mysliman, me përafërsisht 2.5 milion banorë. /mesazhi/