Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Lajmet Ditore) Malajzi, dijetarët ndalojnë festimin e Vitit të Ri | |
Një grup i dijetarëve muslimanë nga Malajzia i kanë kërkuar qeverisë që të anulojë festimet e Vitit të Ri, duke thënë se festimet e tilla reflektojnë kulturën hebraike dhe do t’i nxiste të rinjtë muslimanë të kryejnë mëkate. “ Festimet përfshijnë argëtim të tepërt, dhe kështu mund të jetë shkak që shumica e të rinjve muslimanë të kryejnë shumë mëkate,” citohet të ketë thënë për Malay Mail Online Mustafa Idrus, president i Institutit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Islamik në Malajzi(IKIAM). “ Kjo nuk është vetëm çështje e kulturës, por qeveria në këtë mënyrë do të kursejë para, duke parë se kostoja e jetesës është duke u ngritur. Duke festuar Vitin e Ri vetëm do të humbasim miliona ringgit (njësia monetare në Malajzi),” shtoi ai. Jamawi Jaafar, zëdhënës i organizatës Të Rinjtë Ummo, ndanë mendimin e njëjtë, duke shtuar se më mirë do të ishte të falemi dhe të bëjmë lutje, në vend se të festojmë me koncerte dhe fishekzjarre. “ Le të lutemi së bashku, që në vendin tonë të mbretërojë qetësia, në vitin e ardhshëm dhe në vitet në vijim.” “Nëse anulohet festimi i Vitit të Ri, policia mund të mdërmarrë veprime të ashpra kundër atyre që individualisht mblidhen në Dataran Merdeka, për çfarëdo arsye. Ne duhet të kujdesemi për sigurinë e popullit të Malajzisë,” shtoi ai./mesazhi/ | |
|