Zyrtarët islamikë në Malajzi kanë bastisur takimin e një grupi të grave, ku pjesëmarrëset planifikonin një fushatë të edukimit seksual, të fokusuar në jetën seksuale të Profetit Muhamed.
Zyrtarët e Departamentit për Çështje Islamike në Perak kanë konfiskuar pano dhe flamuj, që Klubi i Grave të Dëgjuara planifikonte t’i shfrytëzonte për fushatë.
“Profeti duhet të jetë një referencë e jona – kjo përfshin aspektet familjare, sikurse edhe jetën tonë seksuale”, ka thënë presidentja e Klubit, Fauzijah Arifin, në hapje të fushatës pranë Kualla Llampurit, më 25 janar.
Klubi i Grave të Dëgjuara është formuar në vitin 2011 dhe ka për qëllim “t’i mësojë gratë se si t’i mbajnë burrat e tyre të lumtur”.
Ai është kritikuar nga grupet e grave për të drejtat e njeriut pasi ka thënë se “gruaja duhet t’i shërbejë burrit të saj si një prostitutë e klasës së parë” për të mos e humbur.