Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Britani: Islamikët formojnë “zona sheriatike” Thu 28 Jul 2011 - 17:37 | |
| Gati se në tërë Britaninë e Madhe janë shfaqur pllakate ku tregohet se islamikët kanë shpallur formimin e “zonave sheriatike”, shkruan Dayli Mail”. Në disa zona janë ngjitur pllakate në të cilët shkruan: “Tani po hyni në zonën sheriatike- këtu vlejnë dispozitat islame”. Pllakatet me ngjyrë të verdhë të ndritshme janë ngjitur në stacionet e autobusëve dhe në ndriçimet e rrugëve. Në pllakate shkruan se në këto zona ndalohet kumari, muzika dhe koncertet, pornografia dhe prostitucioni, droga, duhani dhe alkooli. Përgjegjësinë për vendosjen e pllakateve e ka marrë predikuesi Anjem Choudary i cila tha se planifikon që në lagjet myslimane dhe jomyslimane të Britanisë të mbjell “farën e emirateve islamike”. Choudary, i cili është udhëheqës i një grupi të ndaluar “Islam4UK”, deklaroi se ka shumë tifoz të cilët janë të gatshëm të patrolojnë nëpër rrugë dhe të vendosin pllakate. “Në Britaninë e Madhe qeveria ka regjistruar rreth 25 zona në të cilat është problem ekstremizmi i dhunshëm. ne do të shkojmë në të gjitha ato zona dhe do të vendosim “zonat sheriatike”. Kjo është mënyra më e mirë që të përballemi, me dehjen, prostitucionin dhe drogën në qytetet britaneze, tha Choudary. Ai më tej shtoi se bashkësia myslimane në ato zona nuk do të toleroj drogën, alkoolin, pornografinë, kumarin, prostitucionin, homoseksualizmin, të cilat janë fryte të civilizimit perëndimorë. Autoritetet lokale dhe Scotland Yard, janë duke punuar në largimin e pllakateve dhe identifikimin e atyre që i kanë vendosur. (Breziiri) | |
|