Banka e Londrës dhe e Lindjes së Mesme (BLME), me seli në Britani të
Madhe, biznesi i së cilës bazohet kryekëput në Sheriat, ka fituar
çmimin e bankës më të mirë islame në Britaninë e Madhe nga ana e lajmeve
financiare islame, e kjo në bazë të anketës, e cila u realizuar në
vitin 2010.
Çmimi i lajmeve financiare islame konsiderohet nga më transparentët
dhe më gjithëpërfshirësit. ky është viti i gjashtë që ka filluar të
ndahet çmimi, por këtë vit numri i votave është rritur për 26 % në
krahasim me vitin e kaluar. Çmimet u ndahen ofruesve më të mirë të
shërbimeve financiare, si dhe sektorëve speciale ku hyjnë emetuesit e
financave islame, investuesve, ndërmjetësuesve financiarë jobankarë dhe
organeve qeverisëse.
Çmimi zyrtarisht do të ndahet në muajin shkurt nga ana e lajmeve
financiare islame. Ky çmim e bën BLME si ofrues të shërbimeve me
kualitet të lartë, gjithashtu atë e bën edhe lider në tregun e Britanisë
së Madhe sa i përket mënyrave të reja të zhvillimit.
“Derisa 2010 ishte një vit i vështirë për industrinë globale
bankare, ne kemi punuar pandërprerë për të mbajtur në një nivel të
lartë ofrimin e shërbimeve të mënyrës më të re të zhvillimit”, deklaroi drejtori i BLME
Humphrey Percy.
“Ne edhe më tej do të vazhdojmë me zhvillimin pozitiv në pesë
fushat kryesore të biznesit, e sidomos në menaxhimin e pasurisë dhe
bankave private. Duke hyrë në vitin 2011 ne jemi plotësisht të
përgatitur të përballemi me sfidat e shoqërisë post recesionale në të
gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, dhe jemi të sigurt se do të
vazhdojmë të ndikojmë në potencialet që i ofrojnë financat islame
bashkësisë investuese ndërkombëtare.”, deklaroi
Percy.(Breziiri)