Prindërit duhet të shfrytëzojnë kohën e lirë të cilën e kalojnë në shtëpi për t`u treguar fëmijëve dashuri dhe dhembshuri.Një nga mënyrat është që edhe punët rutine, shtëpiake, dueht shfrytëzuar për të krijuar lidhje sa më të mira mëe fëmijët. Specialitët theksojnë se fëmijët I marrin njohuritë e përgjithshme mbi lidhjet shoqërore nga nëna dhe babai dhe vihet re se të gjithë ata fëmijë të cilët duhen në shtëpi mësojnë ta ndajnë këtë dashuri edhe me të tjerët gjatë jetës së tyre.
Psikologët vënë në dukje rëndësinë e madhe që ka për fëmijët koha e kaluar bashkë me prindërit e tyre dhe këta të fundit duhet ta shfaqin shprehimisht dashurinë që kanë ndaj fëmijëve të tyre. Prindërit nuk duhet të bëjnë dallime në kalimin e kohës së lirë ndërmjet fëmijëve, duhet të shfrytëzojnë më së miri çdo momnet të kaluar bashkë p.sh mund të ndiheni shumë të lidhur më njëri tjetrin edhe kur jeni duke elxuar një libër apo edhe duke bërë punë shtëpie.
Psikologët ë kësaj moshe delikate vënë re që problemet më të thjeshta në zgjidhje I përkasin atij grupi fëmijësh prindërit e të cilëve u kanë kushtuar kohë dhe rëndësi edukimit një më një dhe kanë qenë të rregullt në ndarjen e kohës ndërmjet fëmijëve.
Gjithashtu, psikologët përcaktojnë që edhe mbajtja e kontakteve të rregullta me anë të telefonit qoftë edhe emailit, për ata fëmijë të cilët nuk kanë mudnësi t`i shohin prindërit çdo ditë, ka një ndikim mjaft pozitiv sepse fëmija megjithë mungesën e një prindi e ndjen veten mes një familje që e do dhe përkujdeset për të.