Policia në Xi'an, kryeqytetin e provincës Shaanxi të Kinës, ka konfiskuar më shumë se 20 mijë kilogramë mish derri që ishin duke u shitur si produkte viçi hallall. Mishi i derrit ishte trajtuar me kimikate të tilla si dyll parafine dhe kripëra industriale, për ta bërë atë të dukej si mish viçi.
Mediat kineze njoftuan se fabrika ka shitur rreth 2,000 kg mish në tregjet lokale. Një deklaratë e policisë zbuloi se fabrika kishte përpunuar natën mishin e derrit, dhe të nesërmen e kishte shitur si mish viçi.
Ky lajm i ka zemëruar shumë myslimanë në rajon të cilët blenë mishin që besonin se ishte hallall. Skandalet si kjo nuk janë aspak të rralla në Kinë.
Sipas ministrisë publike të sigurisë, produktet e mishit kanë nivel shqetësues të bakteries Esheria Koli, dhe standardet e tejkalojnë seriozisht kufirin e lejuar. /mesazhi/