LONDËR
Kisha Katolike e Shën Pjetrit në qytetin Stoke-on-Trent në Britani të Madhe u ble nga myslimanët pas mbylljes së saj. Dyert e saj u mbyllën për shkak të numrit shumë të vogël të vizitorëve, dhe për shkak se asambleja e saj ishte pakësuar.
Lajmin për blerjen e saj nga muslimanët e bëri të ditur shypi britanik.
Udhëheqësit e kishës deklaruan se krishterët e zonës tani e tutje mund të frekuentojnë një kishë tjetër, dhe se paratë nga shitja do të përdoren për nevojat e famullisë.
Megjithëse identiteti i blerësit mbeti i pazbuluar, një zëdhënës i kishës tha se një numër modest i ofertave ishin marrë, por një komunitet lokal mysliman bëri ofertën më të mirë.
"Numri i katolikëve që jetojnë në këtë zonë është tkurrur dukshëm kohët e fundit," tha zëdhënësi.
Një sondazh i vitit 2007 në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se vetëm 15 për qind e britanikëve frekuentojnë kishën, të paktën një herë në muaj. Hulumtimet të tjera zbuluan se Mbretëria e Bashkuar ka normën më të ulët të frekuentimit të kishave në Evropë. /mesazhi/