Bruksel
Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, po mbahet i hapur një panair i organizuar nga muslimanët vendas. Panairi ka tërhequr mijëra vizitorë, dhe ekspozon aspekte të ndryshme të jetës dhe kulturës islame si rrobat, aksesorët, ushqimet hallall dhe kozmetikën natyrale.
Por e veçanta e këtij panairi ishte lëviza Rabaa, një lëvizje qytetare që proteston kundër grushtit ushtarak në Egjipt, dhe pro rezistencës kundër regjimit brutal në Siri. Kjo levizje prezantoi logon e saj dhe shperndau fletushka informuese lidhur me kauzen mbareboterore Rabaa.
Organizatorët thonë se panairi do të arrijë një total prej 25 mijë vizitorësh, deri në fund të së nesërmes, që shënon ditën e fundit të panairit.
Panairi islam ka për synim luftën kundër islamofobisë dhe nxitjen e dialogut ndërfetar. /mesazhi/