Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Hapet panairi Musliman në Bruksel | |
- BRUKSEL (AA) -Panairi Musliman i zhvilluar me objektiv për prezantimin e drejtë të islamit ndaj shoqërisë në Belgjikë dhe dialogut ndërkulturor hapet për herë të tretë në qendrën kuturore Tour&Taxi në Belgjikë raporton Anadolu Agency (AA). Në panelet e zhvilluara më Kuadër të panairit janë diskutuaar çështjet si financat Islame, përpjekja për uljen e islamofobisë, jeta familjare në islam, art dhe estetikë. Panairin vitin e kaluar e kanë vizituar afërsisht 16 mijë persona. Panairi i cili është hapur ditën e premte me 200 kompanitë pjesëmarrëse do të jetë i hapur deri të hënën. Në panair janë ekspozuar Veshje, bizhuteri, libra dhe shumë produkte të tjerë gjithashtu në panair kanë marrë pjesë agjenci udhëtimi, Institucione të arsimit dhe trajnimit islam, gjithashtu edhe kompani që prezantojnë ushqimin hallall. Shumica ekspozuesve kanë ardhur nga Franca, Belgjika dhe Hollanda. Ndërsa kompanitë Turke ashtu si në vitin e kaluar kanë ekspozuar bizhuteri, veshje dhe parfume pa alkol. Në Panairin ku ka vizitorë të feve dhe besimeve të ndryshme ka tërhequr vëmendje libri "Islami është Paqe" i përkthyer në shumë gjuhë nga organizata e shoqërisë civile Nisma e respektit aktiv ndërkombëtarë. Presidenti themelues i organizatës të shoqërisë civile Nisma e Respektit Aktiv Ndërkombëtarë në deklaratën e tij për Anadolu Agjency (AA) tha: "Këtë vit nga Brukseli për mbarë botën ne japim mesazhin se "islami është paqe". Ai gjithashtu shprehet se është viti i tretë që në marrim pjesë në këtë panair dhe ne jemi përpjekur që nga viti 2006 që të thyejmë mendimin negativ që është krijuar pës shkak të disa ngjarjeve. Prandaj dhe këtë vit kemi zgjedhur mesazhin "islami është paqe" dhe i bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të marrin pjesë dhe të mbështesin mesazhin se islami është fe e paqes. Organizatorët e panairit kanë theksuar se kanë pasur dëshirën për të mbështetur dialogun, tolerancën dhe paqen në shoqëri duke i hapur një dritare të vërtetë për islami që paragjykohet në Europë. @aa_albanian:
| |
|